• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mbi 500 telefonata e mesazhe mes Hysenit dhe Agasit/ Si ranë në duart e hetuesve përgjimet e forta

by Lajm Lajm
September 23, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Mbi 500 telefonata e mesazhe mes Hysenit dhe Agasit/ Si ranë në duart e hetuesve përgjimet e forta
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

BoldNews.al

Fillimi AKTUALITET

Mbi 500 telefonata e mesazhe mes Hysenit dhe Agasit/ Si ranë në duart e hetuesve përgjimet e forta

14:15 : 23/09/2026

 

Mbi 500 komunikime mes kreut të SHISH, Vlora Hyseni, dhe personit nën hetim Ergys Agasi kanë përfunduar në duart e hetuesve të SPAK, duke nxjerrë në pah një komunikim të shpeshtë dhe të vazhdueshëm mes tyre.

 

Bëhet fjalë për telefonata, videotelefonata, mesazhe dhe forma të tjera komunikimi të evidentuara në telefonin e Agasit gjatë periudhës 28 qershor–26 gusht 2026, dita kur Agasi u arrestua.

 

Në dosjen hetimore, SPAK evidenton se në funksionin “BIOME” të telefonit të Agasit janë gjetur gjithsej 508 komunikime me Vlorën Hyseni.

 

“Në lidhje me komunikimet ndërmjet Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit, të ruajtura në funksionin BIOME të aparatit telefonik të shtetasit Ergys Agasi janë të ruajtura gjithsej 508 forma komunikimi (calls, voice, video calls, messages, chat messages) ndërmjet këtyre dy shtetasve për periudhën e sipër-cituar.”

 

Por si përfunduan këto të dhëna në duart e hetuesve?

Sipas dosjes hetimore, gjurmët e komunikimeve u administruan gjatë hetimit që pasoi sekuestrimin e automjetit të Agasit. Më 20 korrik 2026, në ambientet e “Equos Resort” në Tiranë, u sekuestrua automjeti me targë GG444AA, në pronësi të tij.

 

Gjatë veprimeve hetimore, në automjet u gjetën dhe u sekuestruan, ndër të tjera, nëntë printime në letër të formatit të madh, në të cilat paraqiteshin diagrama me të dhëna që, sipas SPAK, kishin ngjashmëri me materiale të prodhuara nga Shërbimi Informativ i Shtetit.

 

Më 22 korrik, sendet u formalizuan përmes procesverbalit të sekuestrimit. Ndërkohë, hetimi vijoi edhe mbi pajisjet dhe komunikimet e Agasit, duke nxjerrë në pah numrin e lartë të kontakteve me kreun e SHISH.

 

Vetë Agasi, gjatë seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit, ka pranuar se automjeti ishte i tij dhe se sendet e gjetura në të i kishte lënë me qëllim që të gjendeshin nga organet e Prokurorisë së Posaçme.

 

Përveç 508 formave të komunikimit të ruajtura në telefon, hetuesit kanë analizuar edhe komunikimet përmes aplikacionit “Signal”.

 

Sipas të dhënave të administruara në dosje, vetëm në këtë aplikacion rezultojnë 70 telefonata hyrëse nga Vlora Hyseni drejt Ergys Agasit, 28 telefonata të humbura, 25 telefonata pa përgjigje dhe telefonata të tjera të refuzuara.

 

Pra, bëhet fjalë jo vetëm për komunikime të shkëmbyera në mënyrë sporadike, por për një kontakt të përsëritur dhe të zgjatur në kohë, i cili, sipas hetuesve, ka vijuar edhe gjatë periudhës kur Agasi ishte në kërkim nga drejtësia.

 

“Nga përmbajtja e komunikimeve mes tyre rezulton ekzistenca e një lidhjeje personale dhe e vazhdueshme, e cila ka vijuar edhe gjatë kohës kur shtetasi Ergys Agasi ka qenë i shpallur në kërkim nga drejtësia.”

 

Në dosje theksohet se komunikimet nuk kanë qenë vetëm telefonata të zakonshme. Hetuesit kanë evidentuar edhe video-call, shkëmbim fotosh dhe videosh, si dhe komunikime të tjera.

 

“Komunikimi i Kreut të SHISH, shtetases Vlora Hyseni, me person nën hetim Ergys Agasi, deri në atë kohë dhe në kërkim nga drejtësia, është periodik (1 përditshëm) dhe i tejzgjatur në kohë bisede duke përfshirë jo vetëm telefonata të tjeshta (voice call) por dhe telefonata me video (video call) dhe dërgim e marrje fotosh e videosh.”

 

Pikërisht përmbajtja e këtyre komunikimeve është një prej elementeve që SPAK e ka vendosur në fokus të hetimit. Sipas materialit hetimor, në disa prej bisedave Hyseni shfaqet e lidhur drejtpërdrejt me interesat e Agasit përballë organeve të drejtësisë.

 

“Në disa prej komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni identifikohet drejtpërdrejt me interesat e Ergys Agasit kundrejt organeve të drejtësisë që po e ndiqnin penalisht.”

 

Ky konstatim i hetuesve vihet përballë edhe deklarimeve të dhëna nga Vlora Hyseni më 18 shtator 2026, kur ajo u pyet në cilësinë e personit me dijeni për veprën penale.

 

Hyseni ka pranuar komunikimin e vazhdueshëm me Agasin deri në ditën e arrestimit të tij dhe ka deklaruar se ai i kishte ofruar “bashkëpunim”. Ajo ka mohuar takime fizike me të dhe ka mohuar që Agasi të kishte siguruar informacione nga SHISH.

 

Por, sipas SPAK, përmbajtja e komunikimeve të administruara gjatë hetimit paraqet një dinamikë tjetër.

 

“Ashtu sikurse rezulton nga bisedat e mësipërme, shtetasi Ergys Agasi jo vetëm që nuk është në rolin e ‘bashkëpunëtorit’ por në të kundërt është ai që merr dhe dikton informacionin e marrë.”

 

Në dosje ngrihet gjithashtu një tjetër pikëpyetje mbi mënyrën se si është trajtuar brenda SHISH marrëdhënia me Agasin. Sipas hetuesve, për personin që pretendohej si “bashkëpunëtor” nuk ishte vënë në dijeni asnjë prej instancave të tjera të institucionit.

 

“Për më tepër, për të ashtuquajturin bashkëpunëtor, Kreu i SHISH nuk ka vënë në dijeni asnjë nga instancat qoftë dhe paralele apo brenda institucionit.”

 

Të dhënat e telefonit dhe komunikimet përmes “Signal” tashmë janë pjesë e materialit që SPAK po analizon për të përcaktuar natyrën e marrëdhënies mes Hysenit dhe Agasit dhe rolin e secilit në ngjarjet nën hetim.

 

Tags: akshi Ergys Agasi hetime shish spak vlora hyseni
Previous Post

Berisha: Rama e ka përdorur Vlora Hysenin për të rrëzuar qeverinë në Kosovë

Next Post

Përshkallëzohet bojkoti i avokatëve/ Nuk marrin pjesë as në seancat për masat e sigurisë

Lajm Lajm

Lajm Lajm

Next Post
Përshkallëzohet bojkoti i avokatëve/ Nuk marrin pjesë as në seancat për masat e sigurisë

Përshkallëzohet bojkoti i avokatëve/ Nuk marrin pjesë as në seancat për masat e sigurisë

TË FUNDIT

Thirrja e Gent Prognit për qytetarët: Nesër në 09:00 te Kuvendi, dilni për familjen tuaj. Nëse jemi shumë, do ju dridhen këmbët

Thirrja e Gent Prognit për qytetarët: Nesër në 09:00 te Kuvendi, dilni për familjen tuaj. Nëse jemi shumë, do ju dridhen këmbët

September 23, 2026
Arrestohet Shpëtim Aliu në Rusi, një nga “kokat” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës

Arrestohet Shpëtim Aliu në Rusi, një nga “kokat” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës

September 23, 2026
Ambasadorja e BE takohet me kryetaren e KLP: Një sistem i fortë drejtësie është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë

Ambasadorja e BE takohet me kryetaren e KLP: Një sistem i fortë drejtësie është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë

September 23, 2026
Pankartat ironizuese: “Nga Belinda te SHISH-i, krejt ekipi në pranga! Jep dorëheqjen Edi Rama, nuk të shpëton dot as banda

Pankartat ironizuese: “Nga Belinda te SHISH-i, krejt ekipi në pranga! Jep dorëheqjen Edi Rama, nuk të shpëton dot as banda

September 23, 2026
Edison Lika: Qëndresa çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë, kryeministri do të bjerë si tigër prej letre

Edison Lika: Qëndresa çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë, kryeministri do të bjerë si tigër prej letre

September 23, 2026
Aktivistja i këndon këngë deputetes së PS: Zegjine o Zegjine, ti nuk di të numërosh, shko në shkollë të mësosh! Plas debati

Aktivistja i këndon këngë deputetes së PS: Zegjine o Zegjine, ti nuk di të numërosh, shko në shkollë të mësosh! Plas debati

September 23, 2026
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 116-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 116-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

September 23, 2026
Arrestohet polici në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj

Arrestohet polici në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj

September 23, 2026
Berisha: Balluku ka vjedhur miliona euro, ndërsa Lubia e SHISH sigurinë kombëtare! Qeveria ka marrë goditjen më të rëndë

Berisha: Balluku ka vjedhur miliona euro, ndërsa Lubia e SHISH sigurinë kombëtare! Qeveria ka marrë goditjen më të rëndë

September 23, 2026
Gazetari trondit me deklaratën: Dyshime të forta për lidhjen e Neritan Nallbatit me Ergys Agasin

Gazetari trondit me deklaratën: Dyshime të forta për lidhjen e Neritan Nallbatit me Ergys Agasin

September 23, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • E rëndë në Dibër, 22-vjeçarja mbytet në lumin Drini i Zi

    E rëndë në Dibër, 22-vjeçarja mbytet në lumin Drini i Zi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Është studente ekselente, e birësuar nga një çift grek”/ Trondit avokati: Bleona Mata është gjallë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Falsifikime dhe shpërdorim detyre, pezullohen 2 zyrtarë në Tiranë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL