AKTUALITET /

1 ditë para Asamblesë së OKB-së në SHBA, kaos me fluturimet në disa aeroporte. Zbulohet shkaku i vonesave dhe anulimeve

Problemi nisi pasi një kabllo me fibra optike e Verizon u pre gjatë punimeve pranë një linje hekurudhore të Amtrak në New Jersey.

Shkruar nga Versus

1 ditë para Asamblesë së OKB-së në SHBA, kaos me

Një ndërprerje e komunikimeve të kontrollit të trafikut ajror ka shkaktuar kaos në disa prej aeroporteve kryesore të New York-ut dhe përgjatë Bregut Lindor të Shteteve të Bashkuara.

Problemi nisi pasi një kabllo me fibra optike e Verizon u pre gjatë punimeve pranë një linje hekurudhore të Amtrak në New Jersey. Dëmtimi shkaktoi probleme në sistemet e komunikimit të përdorura nga kontrollorët e trafikut ajror.

Fillimisht u vendosën kufizime në trafikun ajror në Newark, Philadelphia dhe Teterboro, ndërsa më vonë situata preku edhe aeroportet JFK dhe LaGuardia.

Problemet prekën sistemin TRACON, i cili përdoret për menaxhimin e avionëve që afrohen dhe largohen nga aeroportet.

Sipas të dhënave të FlightAware, 381 fluturime janë anuluar në Newark dhe 131 në Filadelfia. Dhjetëra fluturime të tjera janë vonuar ose devijuar drejt aeroporteve të tjera.

Veçanërisht janë prekur fluturimet ndërkontinentale. Disa avionë kanë qëndruar në pritje në ajër, ndërsa të tjerë janë detyruar të devijojnë për shkak të kufizimeve të vendosura nga autoritetet e aviacionit.

Kompania Verizon ka dërguar ekipet teknike në vendngjarje për riparimin e kabllos. Kompania deklaroi se infrastruktura kishte funksionuar normalisht deri në momentin e dëmtimit.

Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit vijon të menaxhojë kufizimet e trafikut, ndërsa aeroportet përballen me vonesa dhe anulime të shumta./Versus.al

Poll