Erion Veliaj nuk duhet të ishte arrestuar që në krye të herët, sipas pikëpamjes time. Një gjyqtar që gjykon një akuzë penale, kur nuk ka masë sigurie mbi kurriz, e ka shumë më të kollajtë kur nuk e ka procesin e masës së sigurisë. Gjyqtarët që gjykojnë dosjen “Partizani” janë shumë më të relaksuar, sepse nuk ka masë sigurie në kurriz.
Manjani u ndal te Parlamenti Europian, të cilin e quajti si “institucionin më të papunë në Europë”.
Së dyti, në Shqipëri flasin të huajt, sidomos këta njerëzit pa punë të PE-së, unë nuk kam ndonjë respekt për këta. Patrlamenti Europian është institucioni më papunë në Europë. Nëse je shok i Gaz Bardhit, do flasësh si Gaz Bardhi. Kaq është Parlamenti Europian”, tha Manjani.