I pari që doli në konferencë për shtyp, lidhur me lajmin e dhënë nga SPAK për Vlora Hysenin, ishte pikërisht kreu i përjetshëm i Partisë Demokratike Sali Berisha. Doli Saliu, dhe foli ashpër, prerazi, dhe kerkoi shkarkimin edhe të Edi Ramës. Foli ai për “rëndësinë e sherbimit sekret të një vendi, për punën kriminale të Vlora Hysenit”, por edhe për plot gjëra të tjera. Dukej sikur Saliut, i kishte ardhur “zari tek këmba”.
Por e mendoni dhe kujtoni paksa, SHIK-un e Famshëm të Sali Berishës ? Sepse i Saliut ishte. SHIK-u i tij, i kryesuar nga Gazidede, u mbush qysh ditët e para të krijimit dhe funksionimit, me arsimtarë, drejtorë shkollash, druvarë, mediokër, burgaxhinj, etj… Mjafton të kishte një letër bakalli, ku thuhej se “ishte demokrat i oreve të para, kishe bërë burg” edhe pse kishte vjedhur, dhe kaq mjaftonte të bëheshe ‘shikas me xhup të zi lëkure”. Ata bënin ligjin. Vidhnin vota, arrestonin njerez, merrnin njerëz nga rruga i fusnin në makina me xhama të zinj, i rrihnin, apo dhe i zhduknin.
Ky ishte SHIK-u i Sali Berishës. Kishte edhe më tej. Një Kolegun tim Th. M. e morën me dhunë 4 shikas të Saliut në 1996, e futën në makinë, e kërcënuan dhe i kujtuan rrugës se “kishte bërë shkrim ndaj SHIK-ut dhe kreut saj”, dhe të mos kishte qenë ish-deputeti PD-së F.Xh, (që u telefonoi) ai do ta kishte pësuar keq. Ky ishte SHIK-u i Partisë Demokratike, një strukturë që as punonte për “sherbimin secret”, dhe as punonte për sigurinë kombetare (që e ka aq shumë merak Sali Berisha), por punonte për interesat e kupolës qeverisëse të PD.
Por kulmimantja e atij SHIK-u të Saliut, ishte fjalimi skandaloz i ish-kreut të tij Gazidede në Parlament, ku doli hapur kundër nderkombëtarëve, SHBA, OSBE, ODHIR dhe Bashkimit Europian, duke e futur vendin në kolaps institucional. Ndaj duke dëgjuar Sali Berishën, tek fliste për “cënimin e sigurisë kombetare, dhe si rastin e vetëm në botë ku kreu sherbimit sekret arrestohet”, desha ti kujtoj se, në çdo vend demokratik, ndodh që shefi dhe sheaf të shërbimit inteligjent të hetohen dhe arrestohen.
Mjafton që punonjësit e Sherbimit Sekret, të mos sillen me qytetarët si “kapo rrugësh” apo si ‘vegla qorre të politikës”. Kjo natyrisht nuk ka ndodhur kurrë në kohën e Edi Ramës. Ky është ndryshimi i madh, ky është fakti që nuk ka nevojë për koment dhe trillium mediatik dhe politik. Edi Rama nuk mbron askënd kur shkel ligjin, ndryshe nga ti Sali që i mbaje me pekule dhe i dekoroje shikasit e tu. Ndaj, aman Sali, vetëm për shërbimin sekret, mos fol, se edhe sot e kësaj dite u dridhet “buza” shqiptareve nga xhupzinjtë e SHIK-ut tënd./Javanews
-
Kush e furnizon këtë bir kurve me materiale sekret? Mos janë përsëri në funksion përgjuesat, që partia e krimit i kishte instaluar në 2013, pëtë përgjuar PSnë mbas marrjes së pushtetit! Shteti duhet ti ndjekë samë parë bandat e PDsë për përgjuesat.
Përgjigju -
Aman hiqeni kete budallain Ajazi nga gazeta. Ky edhe per hallin me te madh merret me Saliun, jo me hallin. Qe te jemi te qarte: 1. Sali Berisha prej kohesh eshte nje qen i rrahu, i cili se bashku me familjen e tij paguhet nga therrimet e korrupsionit te tavolines se Rames. Xeni i vogel ishte mik shtepie me Lalin e Bashkise, dhe sot nje nga ndertuesit me te medhenj ne Tirane nepermjet klanit te Ilir Shtufit e Zamir Manes. Nuk ka dhe nuk ka pasur kurre ne koke Saliu te zevendesoje Ramen, thjesht ka dashur te mbroje pasurine e tij. 2. Te ishte per Edi Ramen asnje prej skandaleve aktuale nuk do kishin dale ndonjehere. Cdo gje qe ne dime sot e dime per shkak te punes se SPAK dhe mbeshtetjes nga agjencite evropiane, kryesisht atyre gjermane. Emri i Agasit ka dale qe ne 2024en ne publik dhe Edi Rama nuk u distancua kurre prej tij. Qe ne dhjetor te 2025 perflitej se ne videot e Agasit shfaqej rregullisht Vlora Hyseni dhe serish Edi Rama nuk reagoi. Ka reaguar, per aq sa mundet kur ja kane arrestuar, por asgje me shume se kaq. Kjo nuk eshte aftesi shteterore e as pergjegjesi, por thjesht aftesi per te bere kurbane ne momentin e fundit qe te shpetoje koken e tij.
Përgjigju -
Ngjith kete fjali qe bere e prishe vetem te pjesa edi rama nuk mbron askend. Balluku ?
Përgjigju -
Shiku i saliut me gazideden jakalonte cdo organizate terroriste .Mjafton te ishe demokrat te zhduknin ,rrihnin ,perdhunonin Ti sali okriminel ,onazist i pa praemos fol por mbylle gojene me mut bashke me pacavuret e tua noka e paloka ,bardhi vrases Gjykatat dhe proluroria jane kermat e tua dhe bashke me ty te serbit
Përgjigju









Komente
Komento