Lajmi i fundit

LIVE-Protesta e 116-të/ Shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

‘Rama jep dorëheqjen’! – Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi ‘Skëndërbej’ drejt Kryeminstrisë

‘Rama jep dorëheqjen’! – Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi ‘Skëndërbej’ drejt Kryeminstrisë

19:22, 23/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka nisur marshimi i 116-të i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drejt Kryeministrisë, ku pritet që protestuesit të mbajnë fjalimet e tyre.

Ata u nisën drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj në duar, teksa vijonë thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë Edi Rama.

Në duart e protestuesve shihen gjithashtu pankarta me mesazhet: “Shqipëria nuk është në shitje”, “Shteti ka rënë” dhe “Edi Rama dorëhiqu”.

Kjo e mërkurë, 23 shtator, shënon ditën e 116-të të protestës së nisur më 31 maj. Qytetarët dhe aktivistët janë shprehur se nuk do të dorëzohen dhe se do ta vijojnë aksionin e tyre deri në realizimin e kërkesave të ngritura.

Një prej kërkesave kryesore të protestuesve është arrestimi i kryeministrit Rama, të cilin e akuzojnë për keqqeverisje dhe korrupsion.

Protestuesit kanë bërë të qartë se tubimet do të vijojnë, ndërsa kërkesat për dorëheqjen dhe arrestimin e Ramës, sikurse krijimin e një qeverie tranzitore, mbeten qëndrime të artikuluara prej tyre gjatë protestës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco