Lajmi i fundit

LIVE-Protesta e 116-të/ Shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

‘Vlora Hyseni do siguronte Samitin e NATO-s’/ Saraçi: Çfarë mund të kenë bërë agjencitë e vendeve jo mike

‘Vlora Hyseni do siguronte Samitin e NATO-s’/ Saraçi: Çfarë mund të kenë bërë agjencitë e vendeve jo mike

18:24, 23/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Romir Saraçi ka ngritur pikëpyetje të forta në emisionin “Task Force” në SYRI TV, teksa diskutonte me moderatoren Sonila Meço për çështjen e drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Saraçi u ndal te aspekti i sigurisë kombëtare dhe te pretendimet për përfshirjen e Ergys Agasit, duke ngritur pyetjen se çfarë pasojash mund të ketë pasur kjo situatë përballë agjencive të vendeve që Shqipëria i konsideron jo mike.

Duke iu referuar samitit të NATO-s dhe rolit që do të kishte SHISH në garantimin e sigurisë së liderëve botërorë, përfshirë Presidentin amerikan Donald Trump, Saraçi tha se situata është njëkohësisht “qesharake” dhe “e rrezikshme”. “Nëse Vlora Hyseni është përdorur nga Ergys Agasi, çfarë mund të kenë bërë agjencitë e vendeve jo partnere të Shqipërisë?”, ngriti ai si pikëpyetje gazetari.

Debati në studio:

Meço: Flasim për një njeri që ka certifikatën e sigurisë jo vetëm tonën por edhe të NATO-s.

Saraçi: Patjetër, pjesa e sigurisë, e cënimit të sigurisë kombëtare është një nga aspektet më të rëndësishëm i gjithë kësaj historie, në çfarë situate, në çfarë niveli jemi, se po flasim për drejtoreshën e SHISH-it, e cila edhe për certifikatën e NATO-s ka pikëpyetjet e veta që duhen ngritur.

Por, pikëpyetja më e madhe që lind këtu është: kur Vlora Hysenin e paska përdorur Ergys Agasi, që qoftë një koordinator i krimit, po qoftë koordinator i gjithë mafies botërore, çfarë mund të kenë bërë agjencitë e vendeve jo partnere të Shqipërisë? Flasim për superfuqi siç janë...

Irani, Rusia, që ne i kemi vende jo mike, Kina po të doni ju. Pra, flasim për një person i cili u manipuluaka nga Ergys Agasi, llogarit nga këto, nga agjencitë e vendeve jo mike, se ne na i kanë ulur domethënë, na i kanë rrëzuar të gjitha sistemet me sulme.

Meço: Po vitin e ardhshëm se samitin e NATO-s do ta drejtonte...

Saraçi: Pra... Vlora Hyseni është pikërisht personi e cila do të siguronte gjithë informacionin për sigurinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilin Rama do ta ruante me dronët e prodhuar nga Rron Ymeri, dhe me informacionin e siguruar nga Vlora Hyseni. Tani nuk e di do ta priste Vlora Hyseni apo Ergys Agasi, Donald Trump-in dhe të gjithë liderët botërorë që do vijnë për samitin e madh. Kjo është sa qesharake, është aq edhe e rrezikshme.

Meço: E tragjike ashtu është.

Saraçi: Kështu që, janë shumë pikëpyetje të cilat duhet të marrin përgjigje dhe duhen sqaruar nga institucionet...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco