Lajmi i fundit

LIVE-Protesta e 116-të/ Shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Kosovë/ Kushtetuesja: Kuvendi është konstituar, formimi i Qeverisë s’është antikushtetues! Presidenti, deri më 6 tetor

Kosovë/ Kushtetuesja: Kuvendi është konstituar, formimi i Qeverisë s’është antikushtetues! Presidenti, deri më 6 tetor

15:01, 23/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk janë antikushtetues. Gjithashtu, ka konstatuar se afati për zgjedhjen e presidentit është deri më 6 tetor.

Kushtetuesja në vendimin e saj ka konstatuar se Kuvendit është konstatuar pas afatit prej 30 ditëve. Por ka thënë se kalimi i 30-ditëshit për konstituim ka për pasojë fillimin e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, kur posti i presidentit është vakant dhe për zgjedhjen e Qeverisë.

Tutje, Gjykata ka thënë se deputetët duhet që sa më parë të zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit nga radha e grupit të dytë më të madh parlamentar, pra të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Të konstatojë që vendimi i 13 shtatorit 2026 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. 

Kushtetuesja në njoftimin e vendimit ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.

Kushtetuesja e ka refuzuar kërkesën për masë të përkohshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco