Lajmi i fundit

LIVE-Protesta e 116-të/ Shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Ashpërsohet bojkoti i avokatëve, nga e hëna nuk marrin pjesë as në seancat për masat e sigurisë

Ashpërsohet bojkoti i avokatëve, nga e hëna nuk marrin pjesë as në seancat për masat e sigurisë

14:49, 23/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur të ashpërsojë bojkotin ndaj Gjykatës së Posaçme.

Gazetari i Syri tv meson se, nga e hëna, avokatët nuk do të marrin pjesë as në seancat për vlerësimin dhe caktimin e masave të sigurisë.

Vendimi shënon zgjerimin e bojkotit, i cili deri tani nuk përfshinte seancat për masat e sigurisë.

Vendimi erdhi pas heshtjes dy javore, ku nga 8 shtatori, avokatët bojkotuan senacat e zakonshme gjyqësore.

Bojkoti i masave të sigurisë, vjen si një reagim i avancuar për shkak të rregullores së re të GJKKO-së

Rregullorja që hyri në fuqi më 1 shtator, ndalon avokatët të mbajnë aparatët celular në sallat e gjyqit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco