Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kush është, 25-vjeçari shqiptar që përplasi katër shtete europiane

    Mbushi Europën me ko*ainë, kush është Shpëtim Aliu, personi kyç i hetimeve të SPAK

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Mbushi Europën me ko*ainë, kush është Shpëtim Aliu, personi kyç i hetimeve të SPAK
    Aktualitet

    Mbushi Europën me ko*ainë, kush është Shpëtim Aliu, personi kyç i hetimeve të SPAK

    September 23, 2026

    Shpëtim Aliu, i njohur me aliasin “Salvatore”, është një nga personat e akuzuar nga SPAK për rolin e tij në një rrjet të gjerë të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Aliu, i cili u arrestua në Rusi në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të Interpol Tiranës, ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare pas hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme.

    Sipas të dhënave të hetimit të SPAK, Aliu dyshohet se ka pasur një rol qendror në skemën e trafikimit të lëndëve narkotike, duke shërbyer si një prej hallkave furnizuese të rrjetit. Ai dyshohet se ka furnizuar me kokainë grupet kriminale të lidhura me Shpëtim Gjikën, Eldi Dizdarin dhe Armando Pacanin.

    Hetimi i SPAK, i zhvilluar mbi aktivitetin e këtij grupi kriminal, ka dokumentuar pesë episode të trafikimit të sasive të mëdha të kokainës, ndërsa në total janë sekuestruar 8 tonë e 960 kilogramë lëndë narkotike.

    Në kuadër të hetimeve, në zbatim të vendimeve gjyqësore, janë kryer 23 kontrolle në banesa, zyra të shoqërive tregtare dhe ambiente të tjera të lidhura me personat nën hetim. Sipas SPAK, provat e mbledhura kanë dokumentuar pesë episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha.

    Episodi i parë lidhet me datën 11 maj 2020, kur në portin e Waasland, në Antuerp të Belgjikës, u sekuestruan 700 kilogramë kokainë. Droga ishte fshehur në një kontejner me pjesë këmbimi automjetesh, i cili kishte mbërritur me një anije nga Kina.

    Më 6 qershor 2020, në Guayaquil të Ekuadorit u sekuestruan 2 tonë e 10 kilogramë kokainë, e cila dyshohej se kishte si destinacion përfundimtar Holandën. Sasia e drogës kishte të stampuara tre logo të ndryshme: “Jaguar”, “Shqiponjë” dhe “BB”.

    Episodi i tretë është regjistruar më 16 gusht 2020, kur në Roterdam të Holandës u sekuestruan 1.1 tonë kokainë. Sipas hetimeve, ngarkesa kishte mbërritur në port me një anije që ishte nisur nga Guayaquil i Ekuadorit.

    Katër muaj më vonë, më 16 dhjetor 2020, autoritetet sekuestruan në portin e Roterdamit një tjetër ngarkesë të konsiderueshme, prej 4.1 tonësh kokainë. Edhe kjo ngarkesë kishte mbërritur me rrugë detare nga porti i Guayaquilit.

    Episodi i pestë lidhet me 3 shkurtin 2021, kur në Kolumbi u sekuestruan 1 ton e 50 kilogramë kokainë, e cila kishte si destinacion final Francën.

    Sipas SPAK, hetimet kanë zbuluar se përveç pesë episodeve të dokumentuara, anëtarët e grupit kriminal dyshohet se kanë trafikuar nga Amerika Latine drejt vendeve europiane edhe dhjetëra tonelata të tjera kokainë. Lënda narkotike dyshohet se më pas është trafikuar dhe tregtuar te persona të tjerë, duke gjeneruar të ardhura të konsiderueshme.

    Shpëtim Aliu ishte një prej personave të përfshirë në hetimet e SPAK të nisura dhe të finalizuara me aksionet e qershorit 2026 ndaj grupeve të dyshuara për trafik ndërkombëtar të kokainës. Për të, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

    Arrestimi i tij në Rusi pritet të pasohet nga procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë, ku ai do të përballet me akuzat e ngritura nga autoritetet shqiptare.

    Shpetim Aliu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kush është, 25-vjeçari shqiptar që përplasi katër shtete europiane

    September 23, 2026

    Mbushi Europën me ko*ainë, kush është Shpëtim Aliu, personi kyç i hetimeve të SPAK

    September 23, 2026

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    September 23, 2026

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    September 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 22, 2026

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Situata financiare e një prej ish-gjigantëve të grumbullimit dhe eksportit të fruta perimeve, “Top Fruits”,…

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.