
Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë këtë të mërkurë në ditën e saj të 116-të. Protestuesit janë mbledhur, siç kanë bërë prej fillimit të protestave, rreth orës 19:30 fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas janë zhvendosur përpara Kryeministrisë.
Pas fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.
Kërkesa kryesore e qytetarëve vijon të jetë dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale.
Protestat kanë vijuar prej 116 ditësh, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar një tjetër tubim ditën e nesërme, në përputhje me zhvillimin e seancës së radhës plenare.
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sërish para Kuvendit, duke vijuar kështu protestat e tyre kundër qeverisë./Versus.al

