Një aksident i rëndë i regjistruar këtë të hënë në Poloni, i ka marrë jetën futbollistit 20-vjeçar, Oskar Kordus. I riu ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip BMW, kur një dre është shfaqur në rrugë dhe fillimisht është përplasur me një tjetër automjet tip Volkswagen, përpara se të hidhej në korsinë e kundërt.
Përplasja ka qenë fatale, pasi dreri ka thyer xhamin e automjetit me të cilin po lëvizte pikërisht Kordus, çfarë solli dhe goditjen e rëndë ndaj këtij të fundit.
Ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë për të sjellë në jetë Kordus dhe falë përpjekjeve të stafit të emergjencës, gjithçka u vu nën kontroll për 20-vjeçarin. Mirëpo, zemra e Oskar Kordus pushoi së rrahuri rreth orës 22:30 të të njëjtës mbrëmje.
Sa i takon karrierës së tij, Kordus luante për Kania Gostyn, me të cilët ishte bashkuar në fillim të këtij sezoni, i transferuar nga Korona Piaski.
