Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Ka dy vjet që ndërkombëtarët kërkojnë veprimin e SPAK”, gazetarja jep detaje: Hyseni nxori nga zyra ish-ministrin për shpërndarje informacioni

Shkruar nga Newsbomb
“Ka dy vjet që ndërkombëtarët kërkojnë
Vlora Hyseni, Drejtoria e Policise Tirane

Gazetarja Anduena Llabani ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Now”, ku ka dhënë detaje të reja në lidhje me hetimet e SPAK-ut në dosjen ku është përfshirë edhe drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni. Ajo është shprehur se hetimet ndaj personave të përfshirë në këtë çështje kanë ardhur, sipas saj, pas një presion i vazhdueshëm ndërkombëtarë.

Gjithashtu ajo u shpreh se aksesi i Agasit në shërbimin informativ ka ngritur pikëpyetje, ndërsa theksoi se nuk duhet të kufizohet vetëm te raporti mes Agasit dhe Hysenit. Llabani ttha se deri më tani është bërë publike vetëm një pjesë e materialeve nga hetuesit.

“Ka dy vjet që ndërkombëtarët kërkojnë që SPAK-u të veprojë. Pse u veprua tani? Besoj se ka ardhur nga presioni ndërkombëtar. Akses i Agasit në shërbimin informativ i ka bërë ndërkombëtarët të ngrenë pikëpyetje të mëdha. S’mund të ndalem vetëm te historia Agasi-Hyseni. Mos harrojmë se në zyrën e Agasit kemi regjistrime video, të cilat Agasi në të shumtën e rasteve i përdorte për shantazh. Dikush që e njeh thonte që ishte bërë paranojak, por materialet sigurisht janë marrë nga SPAK-u, janë zbardhur një pjesë e tyre, një pjesë tjetër ende. Kemi parë majën e ajsbergut, që janë telefonat dhe SMS-të dhe çfarë shishe vere dhe kaq,” theksoi ajo.

Gjithashtu ajo ngriti pikëpyetje mbi komunikimet dhe takimet mes Agasit dhe drejtoreshës së SHISH-it. Gjithashtu ajo tregon se si një ish-ministër i Brendshëm, është nxjerrë nga zyra nga vetë Hyseni, për shkak se pas takimeve që kishte me krerët e institucioneve i është kërkuar informacion më shumë se sa duhet.

“Nëse një person në kërkim, siç ishte Agasi, komunikon në mënyrë permanente dhe lëviz me mjete të shërbimit informativ me shefen e shërbimit informativ, do të thotë se këtu ka diçka që nuk shkon. Ndërkohë, ajo në punën e saj njihej si korrekte dhe e egër në punë, ku u kërkonte llogari për çdo gjë punonjësve të saj. Është e vërtetë se në makinën e Agasit kanë qenë materiale të shërbimit. Në këtë makinë të tij ka pasur materiale dhe informacione të shërbimit. Nuk e di çfarë janë konkretisht, nga çfarë përbëhen, a janë origjinale apo janë marrë nga zyra e shefes. S’ka pasur nevojë ky t’i merrte, se shikonte a do ta takonte Vlora Hyseni apo jo. E ka takuar ose në zyrën e tij, ose në resort. Një ish-ministër i Brendshëm më tha se e kishte nxjerrë nga zyra Vlora Hyseni, pasi pas takimeve që kishte me krerët e institucioneve i është kërkuar informacion më shumë se sa duhet. Ndërkohë, ministri e dinte se ku shkonte ajo pas takimit. Më tha: ‘Isha më i zgjuar, i kisha vënë dy veta mbrapa që e shikonin ku po shkonte ajo”, tha gazetarja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese