Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në kryeqytet, ku një person është plagosur me thikë në afërsi të shkollës “Petro Nini” në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, ka mbetur i plagosur shtetasi Kreshnik Cara, 49 vjeç, i cili ka marrë një goditje në pjesën e barkut. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe aktualisht ndodhet në operacion. Ndërsa burimet bëjnë me dije se 49-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Më shumë detaje priten të bëhen të ditura në vijim nga Policia e Shtetit.
Ndërsa autori i dyshuar është identifikuar edhe pse ai u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e tij. Gjithashtu po këqyren dhe kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja.
