Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë mbrëmje në një lokal, pranë shkollës Petro Nini. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë.
I plagosuri i identifikuar si Kreshnik Cara, 49 vjeç ka marrë një goditje në pjesën e barkut.
Autori sipas informacioneve paraprake është mbyllur në shtëpi. Mësohet se dhe autori kur ka tërhequr thikën është plagosur dhe vetë në dorë.
Burime bëjnë me dije se 49-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Edhe pse autori iku nga vendi i ngjarjes, arratia nuk zgjati shumë pasi u prangos nga policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të plagosjes.