Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dalin detaje nga mbledhja e Kryesisë së PD-së: Nga kandidatët te protesta kombëtare

Shkruar nga Newsbomb
Dalin detaje nga mbledhja e Kryesisë së PD-së: Nga
Foto ilustruese

Kryesia e Partisë Demokratike dhe sekretariati i saj kanë përmbyllur mbledhjen, ku janë marrë një sërë vendimesh për riorganizimin e partisë dhe hapat politikë në Kuvend. Sipas vendimeve të marra, përfaqësuesit e Kryesisë do të shpërndahen menjëherë në degët e PD-së, në kuadër të procesit të ripërtëritjes dhe organizimit të strukturave në të gjithë vendin.

Gjithashtu, është vendosur që kandidatët për zgjedhjet e ardhshme vendore të përzgjidhen brenda dy javëve të para të tetorit. Në vijim të vendimmarrjes së grupit parlamentar, Kryesia ka vendosur gjithashtu të depozitojë zyrtarisht në Kuvend draftin për reformën zgjedhore me 100 bashki, të hartuar nga ekspertët e Partisë Demokratike.

Po ashtu gjatë janë diskutuar edhe hapat e ardhshëm politikë të opozitës. Ndërsa gazetari Ardit Hoxha bën me dije se në mbledhje është diskutuar edhe mundësia e organizimit të një proteste kombëtare, por pa u caktuar ende një datë apo vend për zhvillimin e saj.

Në diskutim ka qenë edhe ideja për paraqitjen e një mocioni mosbesimi ndaj kryeministrit Edi Rama. Por bëhet me dije se për këtë nismë nuk është marrë ende një vendim nga Kryesia e Partisë Demokratike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese