Ancelotti zbulon problemin e Brazilit: Lojtarët që transferohen në Europë nuk luajnë!
Carlo Ancelotti ka komentuar situatën e talenteve të rinj brazilianë që transferohen shumë herët në Europë, duke marrë si shembull rastin e Endrick. Trajneri i Brazilit ka mbështetur planin e ri të Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), që synon t’u krijojë më shumë hapësira lojtarëve vendas në kampionatin brazilian.
Sipas planit, numri maksimal i futbollistëve të huaj në skuadrat braziliane do të reduktohet nga 9 aktualisht në 8 në vitin 2027, përpara se të zbresë në vetëm 5 deri në vitin 2030. Qëllimi është që klubet t’u japin më shumë minuta talenteve vendas dhe të favorizojnë zhvillimin e tyre
Ancelotti e sheh Endrick si një shembull konkret të këtij problemi. Sulmuesi u transferua te Real Madridi në vitin 2024 për rreth 50 milionë euro, por nuk ka pasur hapësirat e pritshme në ekipin spanjoll. Ai numëron 41 paraqitje dhe 7 gola me “Los Blancos”, ndërsa gjatë huazimit te Lyon realizoi 8 gola në 21 ndeshje.
“Problemi i djemve brazilianë është se nuk përmirësohen, sepse nuk luajnë. Kjo ndodh me Endrick, por edhe me Estevão. Shkojnë në Europë në moshën 18-19 vjeç, por te klubet e mëdha nuk gjejnë hapësirë. Pa luajtur, nuk mund të përparojnë”, deklaroi Ancelotti.
Daku dhe Seferi: Do shihni një ekip sulmues, Maran na bën të rëndësishëm
Javier Aguirre rikthehet në Spanjë, trajneri i Meksikës merr drejtimin e Valencias
Ceferin paralajmëron FIFA-n: Besimi u thye, tani duhet të riparohet
- 22:19 40 vjet pas Çernobilit, Senati italian i jep dritën jeshile ligjit të ri për energjinë bërthamore
- 22:19 “Njeri pa asnjë lloj kontributi”, Ish-drejtuesi në SHISH: Vlora Hyseni ka pikëpyetje për të shkuarën
- 22:18 SHBA qetëson NATO-n: Rusia nuk ka asnjë plan lufte kundër Aleancës
- 22:17 A mund t’i ndalojë SHBA linjat ajrore iraniane në mbarë botën dhe çfarë do të thotë kjo?
- 21:51 Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë
- 21:50 Mbledhja e kryesisë së PD, dalin detajet! Zbardhen propozimet