SYRI TV/ Ripërtëritja, PD mbledh kryesinë, Berisha: Narkoregjimi po mbron Vlora Hysenin

22:23, 23/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Procesi i ripërtëritjes së Partisë Demokrtike ishte në qendër të mbledhjes së kryesisë së forcës kryesore të opozitës. Lideri demokrat Sali Berisha theksoi se kjo mbledhje është një apel për secilin prej drejtuesve të Partisë Demokratike për të shkuar tek qytetarët, anëtarët dhe mbështetësit e opozitës. Ai theksoi se Rama po përballet me krizën më të rëndë dhe largimi i tij nga pushteti është objektivi kryesor i Partisë Demokratike.

SYRI TV

Procesi I ripërtëritjes së Partisë Demokrtike ishte në qendër të ,mbledhjes së kryesisë së forcës kryesore të opozitës. Lideri democrat Sali Berisha theksoi se Rama po përballet me krizën më të rëbndë dhe largimi I tij nga pushteti është objektivi kryesoir I Partisë Demokratike.

Berisha theksoi se demokratët duhet të mbështesin paralelisht edhe protestën qytetare që ka përfshirë vendin prej më shumë se 3 muajsh.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se vendimi me i lehtedo të ishte bojkotimi i Parlamentit por kjo do të ishte avantazh për Edi Ramën dhe shtoi se deputetët e opozitës duhet të japin në Kuvend pergjigjet me te forta. Berisha u ndal tek skandali I fundit I arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni dhe denoncoi faktin se përse spak nuk e ka përfshirë atë në grupin e strukturuar criminal të AKSHI-it. Nga ana tjetër ai theksoi se Edi Rama është përgjegjsi kryesor I aferave të AKSHIT dhe Shërbimit sekret.

Berisha tha se Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit dhe survejimit!

Lideri I opozitës deklaroi se vetëm demokratët mund t’i japin goditjen përfundimtare këtij regjimi dhe shtoi se pa largimin e Ramës, Shqipëria vetëm do rrokulliset

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco