Një 49-vjeçar, i cili u plagos me mjet prerës në Tiranë, ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë.
Policia bën me dije se shtetasi K. C., 49 vjeç, ishte plagosur me mjet prerës dhe ishte transportuar për në spital, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Megjithatë, për shkak të plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkaqeve dhe përgjegjësive lidhur me rastin.


