AKTUALITET /

U qëllua me thikë pas një konflikti, ndërron jetë tek Trauma 49-vjeçari. Arrestohet autori i dyshuar

Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, 50-vjeçarin Toni Nika.

Shkruar nga Versus
U qëllua me thikë pas një konflikti, ndërron jetë tek

Ka ndërruar jetë në spital 49-vjeçari Kreshnik Cara, i cili u plagos me mjet prerës mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Marko Boçari”, ku 49-vjeçari u godit me thikë pas një konflikti. Ai u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk mundi të mbijetojë.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, 50-vjeçarin Toni Nika.

Sipas policisë, nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se Nika ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta.

“Pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Poll