Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, dy interpelanca dhe dy projektligje në rendin e ditës
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00, për seancë plenare. Mbledhja është thirrur me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca urgjente, të kërkuara nga deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, do të thirret në interpelancë për çështje që lidhen me dikasterin që drejton, ndërsa ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, do t’u përgjigjet pyetjeve të opozitës për problematikat në fushën e arsimit.
Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu projektligjin për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në operacionin ushtarak të NATO-s “Forca Ndërkombëtare të Stabilitetit” në Gazë. Ky projektligj kërkon shumicë absolute votash për miratim. Në seancë do të diskutohet edhe projektligji që parashikon ndryshime në ligjin.
Rendi i ditës për seancën e sotme plenare në Kuvend:
Eksperti i sigurisë: Duhej të gjendej një mekanizëm që Vlora Hyseni të dorëhiqej para se t’i jepej masa e arrestit
“Njeri pa asnjë lloj kontributi”, ish-drejtuesi në SHISH: Vlora Hyseni ka pikëpyetje për të shkuarën
Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, arrestohet autori
- 07:12 U plagos me thikë gjatë një konflikti në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari
- 22:32 Eksperti i sigurisë: Duhej të gjendej një mekanizëm që Vlora Hyseni të dorëhiqej para se t’i jepej masa e arrestit
- 22:24 Reali në alarm, dyshja Mbappe dhe Vinicius me statistika negative
- 22:22 Ancelotti zbulon problemin e Brazilit: Lojtarët që transferohen në Europë nuk luajnë!
- 22:19 40 vjet pas Çernobilit, Senati italian i jep dritën jeshile ligjit të ri për energjinë bërthamore
- 22:19 “Njeri pa asnjë lloj kontributi”, ish-drejtuesi në SHISH: Vlora Hyseni ka pikëpyetje për të shkuarën