Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, dy interpelanca dhe dy projektligje në rendin e ditës

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, dy interpelanca dhe dy projektligje në rendin e ditës

07:57, 24/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00, për seancë plenare. Mbledhja është thirrur me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca urgjente, të kërkuara nga deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, do të thirret në interpelancë për çështje që lidhen me dikasterin që drejton, ndërsa ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, do t’u përgjigjet pyetjeve të opozitës për problematikat në fushën e arsimit.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu projektligjin për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në operacionin ushtarak të NATO-s “Forca Ndërkombëtare të Stabilitetit” në Gazë. Ky projektligj kërkon shumicë absolute votash për miratim. Në seancë do të diskutohet edhe projektligji që parashikon ndryshime në ligjin.

Ndërkohë që priten debate pas skandalit më të fundit me ish shefen e SHISH.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 56, datë 22.9.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i
ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.9.2026.
(Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime.

(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup
deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

(Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit)

4. Interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga një
grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

(Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit)

5. Projektligji “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në
operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”. (Në mbështetje
të neneve 12, pika 3, 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55 dhe 73 të Rregullores
së Kuvendit, shumicë absolute votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10236, datë 18.2.2010, “Për
marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike””. (Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe
83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55 dhe 73 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e
thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së
Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të
grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të
ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco