“Bllokadë” gjyqësore ndaj Trump/ CNN, MS NOW dhe Politico kthehen në Shtëpinë e Bardhë Të paktën dy persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në orët e para të mëngjesit, pas një serie sulmesh me raketa ruse ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Gazetarët e AFP raportuan se dëgjuan rreth 20 shpërthime të fuqishme, ndërsa forcat ajrore ukrainase paralajmëruan për lëshimin e raketave balistike ruse drejt rajoneve të Kievit dhe Çernigovit.
“Kryeqyteti është nën sulm me raketa balistike. Qëndroni në strehimore!”, shkroi kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, në Telegram.
Sipas të dhënave të publikuara prej tij pak pas orës 03:00, dy persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën, katër prej tyre në gjendje të rëndë.
Klitschko kishte bërë të ditur rreth një orë më herët se në një zonë të Dnipros mund të kishte persona të bllokuar nën rrënoja.
Sulme ruse u raportuan gjithashtu në Odessa, në jugperëndim të Ukrainës, qytet që ka një port strategjik në Detin e Zi.
Sulmet ajrore ruse në Ukrainë kishin shkaktuar të paktën shtatë viktima një ditë më parë, përfshirë dy persona në Kiev.
Kryeqyteti ukrainas, me rreth 3 milionë banorë, vijon të jetë objektiv i sulmeve ajrore ruse, veçanërisht të dronëve. Sulmet janë intensifikuar gjatë 24 orëve të fundit, në një periudhë kur luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës janë përshkallëzuar.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi të mërkurën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Moska nuk kishte ndërmend të “ndërpriste” luftën kundër Ukrainës.
Top Channel