Aktualitet Politikë

Kuvendi në seancë plenare/ Angazhimi ushtarak në Gaza, dy interpelanca!

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare ku do të diskutojë dhe shqyrtojë një sërë çështjesh, mes tyre dy interpelanca urgjente të kërkuara nga deputetët e Partisë Demokratike, si dhe projektligjin për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura shqiptare në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza.

Seanca plenare nis në orën 10:00, ndërsa në fillim pritet të miratohet procesverbali i mbledhjes së datës 17 shtator 2026, për të vijuar me njoftimet. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca urgjente.

E para, me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, e kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. E dyta me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, po ashtu e kërkuar nga deputetë të opozitës.

Një nga çështjet kryesore që do të shqyrtohet është projektligji “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”.

Kuvendi do të shqyrtojë gjithashtu projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10236, datë 18.2.2010, ‘Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike’”.

Në përfundim të rendit të ditës janë parashikuar diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.