E enjte, 24 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Hetimi për Ergys Agasin, GJKKO merr në pyetje Vlora Hysenin dhe dy të arrestuarit e tjerë

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, dhe dy të arrestuarit e tjerë Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani do të merren ditën e sotme në pyetje nga GJKKO.

Vlora Hyseni do të merret në pyetje ditën e sotme në orën 12:00, ndërsa Kalluçi dhe Sulejmani në orën 09:00.

Ndaj Vlora Hysenit, e cila dyshohet për veprat penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal, që lidhen respektivisht me përkrahjen e autorit të krimit dhe nxjerrjen e sekretit shtetëror ose të shërbimit është caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi”.

Për Fatjon Kalluçin, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, gjykata ka caktuar masën “arrest në burg”. Të njëjtën masë sigurimi ka marrë edhe Embro Sulejmani, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Reklamë

Reklamë

Masat e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së SHISH lidhen me hetimin që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj Ergys Agasit, ish-zyrtar i Ministrisë së Mjedisit i akuzuar për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.