Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plot tre vite pa Afrim Bunajkun, rreshteri i Policisë së Kosovës u vra në krye të detyrës nga tre serbë

Shkruar nga Newsbomb
Plot tre vite pa Afrim Bunajkun, rreshteri i Policisë së Kosovës
Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun

Dita e sotme, 24 shtator 2026 përkon me 3 vjetorin e sulmit në Banjskë të Zveçanit ku u vra në krye të detyrës efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa mbetën të plagosur dhe dy policë të tjerë.  

Kujtojmë se sulmi ndodhi mëngjesin e 24 shtatorit të 2023 kur në hyrje të fshatit Banjskë ndaluan dy kamionë pa targa, duke bllokuar hyrjen përmes urës. Me të vënë re bllokimin e rrugës, patrulla policore u vu në lëvizje ndërsa njoftuan dhe kolegët e tyre për të vepruar. Me t’u afruar pranë barrikadës, serbët që ndodheshin në kamion hapën zjarr dhe të shtënat me armë i morën jetën rreshterit Bunjaku. 

Po ashtu, asokohe Policia e Kosovës njoftoi se gjatë operacionit u vranë tre nga sulmuesit nga Serbia, pasi zyrtarët policorë iu kundërpërgjigjën sulmeve. Ndërsa u tha se grupi kishte shfrytëzuar hapësirat përreth Manastirit të Banjskës për t’u strehuar dhe për të qëlluar ndaj zyrtarëve policorë.

Për këtë ngjarje u vunë në pranga tre shtetas serbë të cilët dhe u shpallën fajtorë për ngjarjen, ndërsa në veri u sekuestrua një arsenal i madh armësh, uniformash dhe pajisjesh logjistike.

Sulmi në Banjskë u dënua nga institucionet e Kosovës dhe nga ndërkombëtarët, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, KFOR-in, EULEX-in, OSBE-në dhe UNMIK-un, të cilët kërkuan që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Ndërsa pritet që ditën e sotme, figura të njohura të politikës të ndeorjnë figurën e oficerit që u vra në krye të detyrës, Afrim Bushnajkut.

Bushnajku la pas gruan dhe tre fëmijët, vajzën Arbenita e dy djemtë Jetlumin dhe Fatlumin, të cilët së bashku me nënën e tyre Lumnijen jetojnë në fshatin Samadrexhë të Komunës së Vushtrrisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese