“Mesnata sjell rrebeshe shiu”, zbuloni zonat që do të preken

Nga A2 CNN
24 Shtator 2026, 08:43 | Aktualitet

Pas një dite me diell dhe temperatura deri në 26 gradë celsius, gjatë natës një sistem i fuqishëm vranësirash do të përfshijë territorin shqiptar, duke sjellë reshje dhe rrebeshe. Këtë paralajmëroi në Dita Jonë në A2 CNN meteorologia Tanja Porja.

“Reshjet do të jenë më të dendura fillimisht në veriperëndim dhe në zonat perëndimore, ndërsa më pas do të zhvendosen drejt jugperëndimit dhe jugut. Rrebeshet do të jenë më të pranishme gjatë natës dhe orëve të para të së premtes, ndërsa gjatë ditës reshjet do të dobësohen gradualisht”, tha meteorologia e A2 CNN.

Sipas saj, e premtja do të sjellë një rënie të temperaturave, veçanërisht në veri dhe verilindje, ku temperaturat maksimale pritet të variojnë nga 23-24 gradë celsius vetëm në jugperëndim.

“Kryeqyteti nesër në mesditë pritet të jetë mjaft i freskët për shkak të prezencës së vranësirave dhe të reshjeve që shpesh do të jenë rrebeshe jo vetëm në kryeqytet, por në pjesën më të madhe të territorit shqiptar dhe më së shumti gjatë natës dhe orëve të mëngjesit”, theksoi Porja në Dita Jonë në A2 CNN.

Sipas saj të shtunën reshjet do të mbeten vetëm në zona të izoluara gjatë orëve të para, ndërsa nga mesdita moti do të përmirësohet dhe do të rikthehet dielli.

“Fundjava dhe fillimi i javës së ardhshme pritet të sjellin mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Të dielën maksimumet mund të arrijnë 28 gradë celsius, ndërsa të hënën dhe të martën temperaturat pritet të shkojnë deri në 29 gradë ose edhe më lart”.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos