LIVE UPDATES
Aktualitet

I dha Ergys Agasit informacione sekrete/ Dalin sot para GJKKO ish-drejtoresha e SHISH dhe Fatjon Kalluci e Embro Sulejmani

Katër ditë para se ti komunikohej masa e sigurisë "arrest në shtëpi", Hyseni ishte pyetur në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për lidhjet me Ergys Agasin, biznesmenin e arrestuar më 26 gusht për aferën e AKSHI-t.

24 Shtator 2026, 08:32 Nga E. D
I dha Ergys Agasit informacione sekrete/ Dalin sot para GJKKO ish-drejtoresha e
Vlora Hyseni

TIRANË- Gjykata e Posaçme do të japë sot në orën 12:00 masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hysenin, e cila ndodhet nën 'arrest shtëpie'. Hyseni akuzohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.

Katër ditë para se ti komunikohej masa e sigurisë "arrest në shtëpi", Hyseni ishte pyetur në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për lidhjet me Ergys Agasin, biznesmenin e arrestuar më 26 gusht për aferën e AKSHI-t. Ajo kishte pranuar kontaktet me Agasin, duke thënë se qëllimi ka qenë për shkak të detyrës së saj, por mesazhet tregojnë të kundërtën që thotë ish-kreu i SHISH.

Por, gjatë kontrolleve të 22 korrikut në “Equos Resort”, SPAK kishte gjetur 9 faqe dokumente të dyshuara të dhëna sekrete shtetërore dhe qindra komunikime të Hysenit me Agasin. Gjatë një seanca edhe vetë Agasi kishte pranuar se i kishte lënë dokumentat në makinëme qëllim që t'i gjente SPAK.

Nga komunikimet e zbuluara në celular të Agasit dhe Vlora Hysenit, nga fundi i qershorit deri më 26 gusht kur ai u arrestua në Durrës, tregojnë një lidhje shumë më të afërt, ndryshe nga ata që thonë "bashkëpunëtor”. 

Po ashtu para Gjykatës së Posaçme do të dalin edhe Fatjon Kalluci dhe Embro Sulejmani. Veç Hysenit, SPAK arrestoi edhe Fatjon Kallucin, shef sektori në Policinë Shkencore për nxjerrje të sekretit hetimor dhe Embro Sulejmanin, kryekamerier në restorantin pranë vilave qeveritare në Durrës. Ky i fyndit dyshohet se ka fshehur pamjet e kamerave të sigurisë pas arrestimit të Agasit./Dosja.al

vlora hyseni embro sulejmani shish fatjon kalluci gjkko

Sondazh

Poll

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burgim, shqiptarët në SHBA protestojnë...

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...