Dy operacione në Tiranë dhe Krujë për armëmbajtje pa leje, arrestohen 2 persona

24 Shtator 2026 | 09:26

Dy persona janë arrestuar në Tiranë dhe Krujë, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre u gjetën armë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Operacionet u zhvilluan brenda 24 orëve nga strukturat e Policisë së Tiranës.

Sipas policisë, në kuadër të dy operacioneve të koduara “Qëllimi” dhe “Kontrolli”, u sekuestruan 3 armë, 17 kapsolla elektrike, municion luftarak, një shënjestër optike, 2 mjete prerëse dhe një peshore elektronike.

Në operacionin “Qëllimi”, Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, arrestoi shtetasin A. Z., 36 vjeç, me precedent penal.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia thotë se gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri, një pistoletë dhe një armë automatike, si dhe municion luftarak, një shënjestër optike, dy mjete prerëse dhe një peshore elektronike.

Ndërkohë, në kuadër të operacionit “Kontrolli”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. L., 28 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Brret, u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu, 84 fishekë dhe 17 kapsolla elektrike, të cilat, sipas policisë, posedoheshin pa leje.

Policia bën me dije se vijojnë hetimet për të dokumentuar dhe zbardhur përfshirjen e dy personave të arrestuar në veprimtari të tjera kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të dielën zhvillohet “Tiranathlon”/ Ja rrugët ku kufizohet qarkullimi dhe linjat urbane që do të devijojnë

Tirana do të presë këtë të diel aktivitetin sportiv “Tiranathlon 2026”, një garë që bashkon tre disiplina sportive: notin, çiklizmin dhe vrapin. Për mbarëvajtjen e...
09:19 | 24/09/2026

Ndihmuan Ergys Agasin gjatë arratisë, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Fatjon Kalluçit dhe Embro Sulejmanit

Ka nisur seanca gjyqësore për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...
09:13 | 24/09/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, dy interpelanca dhe dy projektligje në rendin e ditës

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00, për seancë plenare. Mbledhja është thirrur me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Në...
07:37 | 24/09/2026