E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrau 49-vjeçarin me thikë, autori dyshohet përdorues i lëndëve narkotike, zbardhet dëshmia: Cara më bullizonte

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e ish-Bllokut një natë më parë, 23 shtator, ku 49-vjeçari Kreshnik Cara u plagos me thikë pas një konflikti verbal dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

Mësohet se autori i dyshuar,  Toni Nake, pas konfliktit verbal me 49-vjeçarin në një lokal, është larguar drejt banesës së tij, ku ka marrë një thikë dhe është kthyer sërish në vendin e ngjarjes.

Më pas, ai dyshohet se ka goditur me thikë Kreshnik Carën, i cili u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Autori i dyshuar u arrestua menjëherë pas ngjarjes. Edhe Nake u dërgua në spital, pasi kishte marrë plagë gjatë konfliktit me viktimën.

Reklamë

Nga dëshmia e parë e dhënë prej tij, Nake ka pretenduar se ishte bullizuar në mënyrë të përsëritur nga Kreshnik Cara. Dy personat njiheshin më herët, pasi banonin në të njëjtën lagje.

Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake, Nake dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor dhe se është përdorues i lëndëve narkotike.

Hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të konfliktit, motivin dhe rrethanat që çuan në vrasjen e 49-vjeçarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.