Rama rrethon Kuvendin me gardhe metalike, masa të forta sigurie para protestës

Rama rrethon Kuvendin me gardhe metalike, masa të forta sigurie para protestës

09:28, 24/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie pranë godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në kuadër të protestës së paralajmëruar më herët nga qytetarët.

Në rrugët që të çojnë drejt Kuvendit janë vendosur gardhe metalike, ndërsa prania e forcave të policisë është shtuar në zonën përreth institucionit.

Masat e sigurisë janë marrë për mbarëvajtjen e situatës gjatë protestës, e cila pritet të zhvillohet në një kohë kur në Kuvend po mbahet seanca plenare.

Forcat e rendit kanë bllokuar disa prej akseve që të çojnë drejt godinës, duke kufizuar lëvizjen në zonën përreth Kuvendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco