Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestimi i Vlora Hysenit, Gogu: Qeveria e shkarkoi për shkak të akuzës dhe siguroi vazhdimësinë e institucionit

Shkruar nga Newsbomb
Arrestimi i Vlora Hysenit, Gogu: Qeveria e shkarkoi për shkak të
Toni Gogu

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka folur për mediat këtë të enjte në hyrje të Kuvendit, ku ka komentuar rastin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni ndaj së cilës u caktua masa e arrestit në burg.

Ai është shprehur se përgjegjësia politikë është marrë, ndërsa për përgjegjësinë penale ka theksuar se duhet të pritet përfundimi i procesit.  Po ashtu, Gogu është shprehur se qeveria e ka shkarkuar Hysenin për shkak të akuzës dhe ka garantuar vijimësinë e institucioni.  

“Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri derisa të ketë një drejtues përfundimtar. Përgjegjësia penale është individuale, individët kanë përballë proceseve. Qeveria e shkarkoi drejtuesin për shkak të akuzës dhe siguroi vazhdimësinë e institucionit. Për sa i përket se çfarë ka ndodhur në institucion duhet të presim të gjithë procesin. Përgjegjësia politike është kur ti merr drejtimin që institucioni të vazhdojë të bëjë punën”, tha Gogu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese