FOTO/ Melania Trump flet rrallë për bashkëshortin: “Ndonjëherë nuk do të dëgjojë të vërtetën që i them”
Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka folur për bashkëshortin e saj, presidentin Donald Trump, gjatë një interviste për “Fox & Friends”, duke dhënë një vlerësim të rrallë për mënyrën se si ai po e përballon mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë.
E pyetur se si e sheh Donald Trump në mandatin e tij të dytë, Melania tha se presidenti është shumë i përqendruar dhe ka shumë përgjegjësi mbi vete.
“Është shumë i përqendruar, ka shumë gjëra në mendje. Është shumë ndryshe, ajo që po ndodh në botë tani. Por mendoj se po bën më të mirën që mundet”, u shpreh ajo.
Melania shtoi se bashkëshorti i saj punon pa pushim dhe se ka shumë energji.
Gjatë intervistës, ajo foli edhe për mënyrën se si i jep mendimin e saj Donald Trump pas fjalimeve apo intervistave të tij.
Pasi moderatori Brian Kilmeade e pyeti për fjalimin e presidentit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Melania tha se i kishte thënë se kishte bërë një paraqitje të mirë.
“I thashë se kishte një mënyrë shumë të mirë të të folurit, se bëri shumë mirë dhe se ishte një fjalim i shkëlqyer”, tha ajo.
Por më pas bëri një deklaratë që tërhoqi vëmendjen.
“Unë i them të vërtetën. Ndonjëherë ai nuk dëshiron të dëgjojë atë që i them, por është në rregull. Unë gjithmonë them të vërtetën”, u shpreh Melania.
Komentet e saj u bënë gjatë një interviste ku ajo foli edhe për nismën e saj “IMPERIA”, që synon të mbështesë gratë në pozicione drejtuese.
Melania zbuloi gjithashtu se po përgatitet një seri e re dokumentare për jetën e saj, e cila pritet të jetë më personale se dokumentari i mëparshëm.
Sipas saj, në këtë projekt do t'u përgjigjet edhe disa pyetjeve personale që publiku nuk i ka dëgjuar më parë. Seria pritet të publikohet gjatë muajit nëntor, megjithëse ende nuk ka një datë zyrtare.
Burimi: Fox News
Lini një Përgjigje