
Toni Nake është autori i vrasjes së 49 vjeçarit Kreshnik Cara mbrëmjen e djeshme në rrugën “Marko Boçari” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali pranë shkollës Petro Nini Luarasi.
Sipas dëhsmisë së autorit, gjithçka kishte nisur për shkak të një debate të çastit teksa ishin ulur në tavolina të ndryshme.
“Më bullizoi”- mësohet të jetë shprehur autori i cili rrëfeu se pas konfliktit kishte shkuar në banesë dhe kishte marrë thikën me të cilën më pas e goditi viktimën disa herë në bark. I ndjeri Kreshnik Cara ndodhej në tavolinë me një mikun e tij në momentin kur ndodhi konflikti.
Ndërsa burime bëjnë me dije se autori Toni Nake njihet në zonë si përdorues i lëndëve narkotike. Ai pretendonte se ishte bullizuar shpesh, por deklarimet para grupit hetimor tregojnë se nuk ka qenë i qëndrueshëm në dëshminë e tij. Versus.al

