Aktualitet Politikë

Protesta para Parlamentit, qindra efektivë në terren, dy të shoqëruar!

Teksa Parlamenti pritet të nisë punimet për seancën plenare, protestuesit janë pozicionuar para godinës së Kuvendit, në vijim të protestës kundër qeverisë. Situata aktualisht është e qetë, ndërsa pritet që pas përfundimit të seancës veprimet e protestuesve të intensifikohen.

Për garantimin e rendit dhe sigurisë, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra efektivë nga disa struktura, me qëllim që punimet e Kuvendit të zhvillohen pa incidente dhe të shmangen përplasjet mes protestuesve dhe deputetëve.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë shoqëruar pas përplasjeve verbale me efektivët.  Ndërkohë, forcat e rendit po monitorojnë situatën.

Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare të Kuvendit, duke kërkuar përfshirjen e një debati parlamentar me Kryeministrin Edi Rama për situatën në Shërbimin Informativ Shtetëror.

Sipas kërkesës së opozitës, debati synon të trajtojë situatën në SHISH dhe ushtrimin e kontrollit parlamentar mbi institucionin. Ndaj Vlora Hysenit, ish-kreu i SHISH-it, është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.