Reforma territoriale, në Kuvend/ Parlamenti voton futjen në kalendar, votimi në 8 tetor

24 Shtator 2026, 10:25Politika TEMA
Reforma territoriale, në Kuvend/ Parlamenti voton futjen në kalendar,

Parlamenti do të fusë sot në axhendë ndarjen e re territoriale, e cila pritet të votohet në seancën e 8 tetorit.

Socialistët prezantuan një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve hartën e re të ndarjes së territorit në 46 bashki, ndërsa deputetët e PD u larguan nga mbledhja pasi kërkuan vazhdimin e konsultimeve për draftin.

Reforma territoriale është diskutuar me banorët në të gjitha bashkitë që parashikohen të shkrihen, ndërsa maxhoranca garanton se harta e re nuk do të cenojë shërbimet për qytetarët.

Lini një Përgjigje