Protesta para Kuvendit/ Narkopolicia arreston 4 protestues paqësorë, mes tyre Dritan Goxhaj

Protesta para Kuvendit/ Narkopolicia arreston 4 protestues paqësorë, mes tyre Dritan Goxhaj

10:07, 24/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Forca të shumta policore dhe gardhe hekuri kanë rrethuar sërish parlamentin sot, kur pritet të mbahet seanca parlamentare.

Ndërkohë, të shumtë janë qytetarët që kanë dalë në protestë para parlamentit, duke thirrur: “Rama jep dorëheqjen”.

E ndërsa protestuesit paqësorë thërrisnin “Parlamenti i krimit”, policia ka arrestuar 4 persona, mes tyre dhe Dritan Goxhaj, dhe dy vajza.

Protestuesit dëshmuan se arrestimet janë të paligjshme, pasi protestuesit nuk po bënin asnjë veprim të dhunshëm, thjesht bënin thirrje antiqeveritare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco