Vetëm pas pak pritet të nisë seanca plenare në Kuvend, ndërsa një grup protestuesish janë mbledhur jashtë.
Policia ka vendosur gardh metalik nga Ministria e Brendshme deri te Xhamia e Namazgjasë. Një incident është regjistruar te ministria ku ka pasur përpjekje për bllokim të qarkullimit dhe janë shoqëruar dy protestues.