AKTUALITET, 24 September 2026, 10:38

"Dashuria, gjë e madhe"/ Masa ndaj Vlora Hysenit, Kryemadhi, batuta me gazetarët para gjykatës: I patë si i fik radarët?

Monika Kryemadhi është shfaqur me batuta para gazetarëve dhe operatorëve, pak para nisjes së seancës gjyqësore.

Duke iu referuar çështjes së masës së sigurisë ndaj ish-kreut të SHISH, Vlorë Hysenit, dhe komunikimeve të saj me Ergys Agasin, Kryemadhi iu drejtua gazetarëve me tone ironike.

Konkretisht, për mesazhet e Hysenit me Ergys Agasin, gjithashtu i arrestuar në kuadër të dosjes “AKSHI”, të zbuluara nga prokurorët e posaçëm, Kryemadhi ironizoi duke thënë “dashuria, gjë e madhe”.

“Si jeni? Si keni kaluar? Jeni bërë gati, se keni ditë të gjatë sot?! I patë si i fik radarët. Dashuria, gjë e madhe. S’na i ka fikur njeri radarët ne, ne na i ndezën.”, u shpreh Kryemadhi para se të hynte në gjykatë.