Politikë
Tensione në Kuvend, rrëzohet kërkesa e PD për çështjen e Vlora Hysenit, demokratët bllokojnë foltoren
Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare, me qëllim zhvillimin e një debati në Kuvend lidhur me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni.
Kërkesa e opozitës nuk është miratuar, me 72 vota kundër.
Deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren në shenjë proteste dhe kjo solli pushimin e punimeve për 10 minuta.
Pas votimit, Kuvendi do nis me punimet sipas rendit të ditës së parashikuar.
Reklamë
Në axhendën e seancës janë dy interpelanca urgjente, si dhe shqyrtimi i projektligjit për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura shqiptare në operacionin ndërkombëtar të stabilitetit në Gaza.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




