
Një 64-vjeçar është arrestuar në Patos pasi policia i gjeti në banesë një armë zjarri automatike dhe municion. Operacioni i koduar “No Guns 4” u zhvillua nga policia e Patosit, në bashkëpunim me Komisariatin e Fierit.
Gjatë kontrollit në banesën e Y.A., 64 vjeç, efektivët sekuestruan automatikun dhe një sasi fishekësh. Ai u arrestua për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.