
Merr të tjera përmasa skandali i vendosjes së Shërbimit Informativ Shetëror, kolonës së sigurisë kombëtare, në shërbim të personave në kërkim nga kryeagjentja Vlora Hyseni, e cila akuzohet nga SPAK përkrahje e autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
Teksa policia monitoronte dhe ndërmerrte operacione për kapjen e personave në kërkim nga SPAK dhe goditjen e grupeve kriminale, segmente të SHISH, me porosi të Vlora Hysenit, mësohet se survejonin dhe përgjonin përfaqësues të Policisë së Shtetit, me qëllim shantazhimin e tyre.
Sipas burimeve, janë përgjuar dhe survejuar me qëllim shantazhi edhe një prokuror i SPAK-ut që po hetonte Gys Agasin si dhe gjyqtar të GJKKO.
Disa operacione policore dyshohet se janë sabotuar pikërisht nga SHISH, të cilin Vlora Hyseni rezulton se e kishte devijuar nga misioni ligjor, duke e vendosur në shërbime të grupeve kriminale të shpallura nga SPAK, si dhe interesave të saj private, monetare dhe shpirtërore. Agjentë të SHISH mësohet se kanë përgjuar dhe përndjekur drejtues policie, të cilët Vlora Hyseni i shihte si armiq që do t’i arrestonin bandillët e saj në kërkim.
Në vend të bashkëpunimit për luftën kundër krimit të organizuar, Vlora Hyseni e kishte pozicionuar SHISH në llogoren e personave në kërkim kundër Policisë së Shtetit. Sipas burimeve, për përgjimin e policitë, Vlora Hyseni kishte angazhuar J. K., me pozicion drejtues në SHISH. Ndërkaq, mendimi dhe tendeca e Vlora Hysenit për t’u hakmarrë ndaj atyre që i hapën dosje dhe i arrestuan njeriun e saj të zemrës, Gys Agasit, reflektohet edhe në komunikimet e saj me Agasin, pjesë e dosjes së SPAK-ut.
Teksa Agasi ishte në kërkim nga SPAK-u dhe po monitorohej nga policia, kryespiunia i shkruan; “Krejt këta njerëz që na kanë bërë çka na kanë bërë dua që të paguajnë. Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot. Të gjithë ne. Do përfundojmë keq, shpirt”. Këto komunikime tregojnë jo vetëm gatishmërinë e drejtueses së SHISH për t’a ndihmuar dhe qëndruar pranë ndaj Agasit, por edhe për t’u hakmarrë ndaj ‘armiqve’ të tij.
Nga komunikimet e rikuperuara nga SPAK në një telefon të sekustruar, rezulton se Vlora Hyseni qante hallet dhe raportonte te Agasi edhe për takimet sekrete me shefat e shërbimeve informative partnere, por diskutonte edhe për zhvillimet politike dhe për emërimet që kishte ndërmend Rama të bënte. Kryetarja e SHISH i raportonte Agasit edhe për takimet që bënte me krerët e institucione shqiptare për çëshjte të sigurisë kombëtare dhe çështje të tjera.
Hyseni i jepte Agasit dosjet sekrete të SHISH. Nuk ka ende të dhëna për përmbajtjen e tyre, por besohet se mund të jenë informacione të mbledhura nga SHISH për trafiqet, gjurmimin e figurave të krimit dhe veprimtari të tjera që janë pjesë e fushës së veprimit të SHISH. SPAK i ka gjetur disa nga materialet sekrete në makinën e Gys Agasit.
Më 18 shtator Vlora Hyseni është marrë nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit për tu marrë në pyetje si person në dijeni, teksa kërkesa e SPAK për arrestimin e saj kishte rreth 5 ditë që priste vendimin e Gjykatës së Posaçme. Kryespiunia ka pranuar kontaktet me Agasin, por thotë se qëllimi ka qenë për shkak të detyrës së saj. Pra, sipas Vlora Hysenit, Ergys Agasin e kishte bërë bashkëpunëtor të Shërbimit Informativ për të goditur grupet kriminale, ndërsa komunikimet thotë se i kishte vetëm në distancë pa e takuar asnjëherë fizikisht.
SPAK paraqet një panoramë krejtësisht tjetër nga ajo që e konsideron si alibi të Hysenit. Prokuroria e Posaçme thotë se ishte Agasi ai që kërkonte informacione dhe i diktonte ato që i duheshin, dhe jo Hyseni. Vetë Ergys Agasi ka pranuar se dokumentet sekrete i kishte lënë me qëllim në makinën e tij, në mënyrë që SPAK t’i gjente kur të shkonte për kontrolle, siç dhe ndodhi.
Kur u pyet në mes të shtatorit, Vlora Hyseni nuk e kishte një shpjegim për këto materiale të dala jashtë institucionit, duke thënë se do të kthente një përgjigje konfidenciale me shkrim.
Nga ana tjetër, SPAK ka gjetur mbi 500 komunikime në celular të Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit, nga fundi i qershorit deri më 26 gusht kur ai u arrestua në Durrës, të gjitha përmes aplikacionit të enkriptuar SIGNAL. Bisedat, sipas prokurorëve Altin Dumani dhe Bledar Maksuti tregojnë një lidhje shumë më të afërt sesa, siç e cilësojnë ata, me një “të ashtuquajtur bashkëpunëtor”.
SPAK disponon edhe pamje filmike të takimeve dhe mes tyre që rrëzojnë pretendimin e Hysenit se me Agasin ka patur vetëm biseda telefonike në cilësinë e bashkëpunëtorit. Ndërkohë mësohet se një pjesë të kohës që ishte në kërkim për dosjen e AKSHI-t, ka qëndruar pranë vilave qeveritare në Durrës, ku dyshohet se është ndihmuar nga Hyseni për t’iu shmangur arrestimit. Gjithashtu ka dyshime, por nuk është e komfirmuar, se Agasi ka përdorur makinën e Vlora Hysenit gjatë kohës kur ishte në kërkim.
Institucioni i sekreteve në Shqipëri, kolona kryersore e sigurisë kombëtare, sipas dosjes së SPAK është vënë në shërbim të krimit të organizuar, korrupsionit dhe paligjshmërive, duke kompromentuar rëndë sigurinë kombëtare dhe besueshmërinë e SHISH në raport me partnerët kryesorë, amerikanët dhe izraelitët.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
24 Shtator10:40
Vrau Kreshnik Carën, zbardhet dëshmia e autorit: U konfliktuam pas një përplasjeje në lokal, më bullizonte
Toni Nake, autori i vrasjes së 49-vjeçarit Kreshnik Cara ka deklaruar para hetuesve se çdo gjë ka ndodhur pas një konflikti &cced...
AKTUALITET
24 Shtator10:02
Përplasje te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj
Përplasje te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj.
...
AKTUALITET
24 Shtator09:57
Masa e arrestit për ish-kreun e SHISH/ Gogu me gjuhën e Ramës: Përgjegjësia penale është individuale!
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar nga ambientet e Kuvendit lidhur me arrestimin e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Gogu thekso...
AKTUALITET
24 Shtator09:44
Nis protesta, shoqërohen dy persona pranë Ministrisë së Brendshme
Ka nisur protesta e thirrur paraditen e sotme në ditën e 117 radhazi.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se dy persona janë shoqëruar nga ...
AKTUALITET
24 Shtator09:40
Arrestimi i Hysenit/ ‘Le Monde’: Goditje për Ramën, SHISH është institucioni më i rëndësishëm i sigurisë kombëtare
Në Shqipëri, drejtuesja e shërbimeve të inteligjencës vendoset në arrest shtëpie në kuadër të një skand...
AKTUALITET
24 Shtator09:34
‘Në vend që të prekim realitetin, manipulojmë’, eksperti: Qeveria la jashtë PISA-s shkollat rurale
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, eksperti i arsimit Alfred Halilaj ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë pë...
AKTUALITET
24 Shtator09:35
Ndihmuan Ergys Agasin gjatë arratisë, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Fatjon Kalluçit dhe Embro Sulejmanit
Ka nisur seanca gjyqësore për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit...
AKTUALITET
24 Shtator09:25
Dosja e SPAK për Ergys Agasin, zbardhen detaje, si iu vunë në dispozicion të dhënat e telefonave të “zbërthyer” nga policia
Detaje të reja dalin nga dosja e SPAK në lidhje me hetimin ku është përfshirë biznesmeni Ergys Agasi. Sipas të dhënave...
AKTUALITET
24 Shtator09:15
Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit
Policia ka rrethuar zënën pranë Kuvendit me gardh metalik, pasi qytetarët kanë njoftuar protestë në të njejtën ko...
AKTUALITET
24 Shtator08:52
Ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin, ish kreu i SHISH Vlora Hyseni paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme
Ish drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni do të paraqitet mesditën e kësaj të enjteje për t&rsq...