Monika Kryemadhi është shfaqur me batuta para gazetarëve dhe operatorëve, pak para nisjes së seancës gjyqësore në GJKKO ndaj saj e Ilir Metës dhe që u shty pasi mungoi një prej anëtarëve të trupës gjykuese.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se data e radhës për zhvillimin e seancës është vendosur pas një jave, me 1 tetor.
Duke iu referuar çështjes së masës së sigurisë ndaj ish-kreut të SHISH/it, Vlora Hysenit dhe komunikimeve të saj me Ergys Agasin, Kryemadhi iu drejtua gazetarëve me batuta:
Si jeni? Si keni kaluar? Jeni bërë gati, se keni ditë të gjatë sot?! I patë si i fik radarët. Dashuria, gjë e madhe. S’na i fikur njeri radarët ne, ne na i ndezën.