Skandali i Vlora Hysenit shkakton tensione në Kuvend/ PD kërkon debat me Ramën për SHISH, PS rrëzon kërkesën, deputetët demokratë bllokojnë Foltore
Berisha: Nuk mund të ketë çështje tjetër sot në parlament, ka rënë siguria kombëtare! 24 Shtator...
Berisha: Nuk mund të ketë çështje tjetër sot në parlament, ka rënë siguria kombëtare! 24 Shtator...
Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona 24 Shtator, 09:36 VIDEO/ Jashtë protestë, brenda seancë...
Plagosja në Tiranë, arrestohet autori që goditi me thikë 49-vjeçarin 23 Shtator, 22:19 Plagosja me ...
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 116-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se po përpiqet ta relativizojë çështjen dhe kërkoi që parlamenti të mos trajtojë çështje të tjera përpara se të sqarohet ajo që ai e konsideroi ‘një ngjarje të pashembullt’.
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha e cilësoi emërimin e Hysenit në krye të SHISH-it si një akt që, sipas tij, ka dëmtuar rëndë sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me shërbimet partnere. Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se po përpiqet ta relativizojë çështjen dhe kërkoi që parlamenti të mos trajtojë çështje të tjera përpara se të sqarohet ajo që ai e konsideroi ‘një ngjarje të pashembullt’.
"Kjo seancë do hyjë në histori si seanca më e turpshme e mbledhur ndonjëherë. Sot parlamenti mblidhet si parlamenti i Ergys Agasit, si parlamenti më i papërgjegjshëm në tërë historinë kombëtare të ndonjë vendi. Sot, për çdo qytetar shqiptar, që i thotë vendit vend, sigurisë siguri, çështja e të gjitha çështjeve është shembja totale e sigurisë së vendit pasi kryetarja e shërbimit informativ rezulton një anëtare e poshtër e grupit të strukturuar kriminal Agasi.
Në këtë sallë kam deklaruar, kam paralajmëruar se Ergys Agasi është mafiozi më i rrezikshëm i Evropës. Po, sepse ai kontrollonte si asnjë tjetër në Shqipëri dhe në Evropë, të gjitha kartelet e drogës, të gjithë internetin e territorit të vendit, të gjitha sekretet e këtij shteti dhe SHISH-in. Ai kishte fuqi të pakufizuar dhe këtë fuqi e kishte nga Padrino i vendit.
Rasti i Vlora Hysenit është i treti rast në botë, është El Polo i Venezuelës që punoi me kartelet, është shefi i shërbimit të Guinesë Bisau, të cilën kartelet amerikano-latine e shndërruan në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Afrikë, dhe tani vjen Vlora Hyseni, ky personazh i përçudnuar, që pasi shkarkohet nga detyra në një vend demokratik, për motive të forta, po ato motive e sjellin atë këshilltare të Padrinos dhe më pas e sjellin në krye të SHISH.Emërimi i saj, jashtë të gjitha kritereve, përbën aktin më të papërgjegjshëm ndaj sigurisë së vendit.
Emërimi i saj ishte në mënyrë absolute për një rol të dyfishtë. E kam deklaruar në atë kohë, e deklaroj edhe sot, ajo ishte një shërbëtore e Vuçiçit dhe Edi Ramës.
Por kjo është njëra anë, ana më e zezë është se njeriu që kishte për detyrë sigurinë e vendit dhe qytetarëve të këtij vendi, bashkëpunonte me hanxharët e krimit, ishte një ushtare e hanxharëve të krimit. Ishte ushtare e një organizate më të rrezikshme kriminale. Ishte njeriu që lëshonte në duart e bandave çdo sekret të këtij shteti. Ishte njeriu që me porosi të Ergys Agasit shkarkonte secilin prej jush. Po! Ishte njeriu që u thërriste ju në zyrë. Damian, e ke vetë parasysh ti. Nuk je i vetmi ti, janë shumë si ti. Se e shihja se po bëje sikur nuk po dëgjoje. Ulsi, shko merr dosjen sa herë të del emri aty. Por prapë, në këtë rast, tragjike është se është shembur piramida e sigurisë," tha Berisha./Dosja.al
Selia e PD-së TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare të K...
Toni Gogu TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka folur lidhur me arrestimin e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Duke folur p...
Ferit Hoxha SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha mori pjesë takimin informues të Bordit të Paqes, s&eu...
Aleksandar Vuçiç SHBA- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë...
Foto ilustruse BRUKSEL- Komisioni Evropian ka konfirmuar dhjetorin e vitit 2027 për mbylljen e negociatave me Shqipërinë. Kjo përbë...
Ervin Salianji TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur në lidhje me arrestimin e ish-drejtorshës së ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka përjashtuar opsionin e bojkotit të Parlamentit. Gjatë mbledhjes së Kryesis...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni e ka pajisur Ergys Agasi...
Zegjine Caushi TIRANË- Një përplasje verbale ka ndodhur ditën e sotme jashtë zyrave të Kuvendit mes deputetes së PS-s&e...
Foto ilustruse Nisma e PS-së për reformën territoriale u fut në kalendarin e punës së Kuvendit pa pritur përfundimin e k...