VIDEO/ Përplasje në Kuvend për Vlora Hysenin - Klosi replikë Berishës: Shefi yt i SHISH akuzohej për vrasje dhe e bëre komandant të FA, je më i korruptuari në Ballkan

24 Shtator 2026, 11:07Politika TEMA
VIDEO/ Përplasje në Kuvend për Vlora Hysenin - Klosi replikë

Në replikë ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha, foli deputeti i PS, Blendi Klosi. Kundrejt akuzave të Berishës për lidhje me aferën ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni.

Klosi akuzoi Berishën se gjithnjë ka sulmuar institucionet e inteligjencës, teksa kujtoi edhe precedentin me ish-kreun e SHISH, Bashkim Gazidede.

“Në 22 vite ke drejtuar këtë forcë politike, por nuk ke hequr dorë nga akuzat për çdo institucion dhe krerët e shërbimeve sekrete. E përmende vetë, ke goditur institucionet e sigurisë kombëtare.

Ne e kemi diskutuar me fakte me reformën në drejtësi standardin tonë. Ne e kemi vërtetuar se nuk do të mbrojmë askënd në raport me drejtësinë dhe të gjithë do të përballen.

Shefi i shërbimit tënd, Gazidede, ishte akuzuar për vrasje dhe u bë komandant i FA, duke hapur depot dhe shkatërruar vendin. Sot je non-grata, i akuzuar si kriminel dhe një nga më të korruptuarit e Ballkanit dhe vijoni të dilni këtu. 22 vjet Sali Berisha drejton në opozitë”, u shpreh Klosi.

 

2 Komente

  1. k
    kris

    nje mut i ndare ne dy pjese

    Përgjigjjuni
    1. d
      dashamires

      Ate vilen nr-69 ne Palas nen emer te Shakos shiko ti Blendush se mos e peso si Bela me Igli Taren! Jo per gje por je dhe diabetik e te bie sheqeri ne fund pastaj...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje