Një tragjedi e rëndë ka tronditur futbollin polak. Oskar Kordus, mbrojtësi i ri i Kania Gostyń, ka humbur jetën në moshën 20-vjeçare pas një aksidenti të pazakontë rrugor, të ndodhur të hënën në mëngjes pranë Gostyń.
Sipas mediave lokale, një dre ka kaluar papritur në rrugë dhe është përplasur nga një automjet Volkswagen. Përplasja e ka hedhur kafshën në korsinë e kundërt, pikërisht në momentin kur aty po udhëtonte Kordus me BMW-në e tij.
Dreri ka çarë xhamin e përparmë të makinës dhe ka goditur drejtpërdrejt futbollistin, duke i shkaktuar plagë shumë të rënda.
Kur mbërritën shërbimet e emergjencës, zjarrfikësit konstatuan se 20-vjeçari nuk kishte shenja jete. Ata nisën menjëherë reanimimin kardiopulmonar dhe arritën ta stabilizonin përkohësisht, përpara se ai të transportohej me helikopter drejt spitalit në Poznan.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Kordus ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës. Drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident nuk pësoi dëmtime.
Kordus e kishte nisur këtë sezon tek Kania Gostyń, pasi më parë kishte luajtur për Korona Piaski. Në të kaluarën, ai kishte qenë pjesë edhe e akademive të klubeve të njohura polake si Zagłębie Lubin dhe Warta Poznań.
Kania Gostyń reagoi me një mesazh prekës pas lajmit për ndarjen nga jeta të lojtarit: “Me trishtim të madh dhe mosbesim të thellë mësuam për vdekjen e lojtarit tonë, Oskar Kordus. Familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë dashur u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”.
Edhe Zagłębie Lubin shprehu ngushëllimet për familjen dhe miqtë e 20-vjeçarit, duke kujtuar Oskar Kordus si një të ri që la pas dhimbje të madhe në komunitetin e futbollit polak.
© SYRI.net
Kombëtarja U-21, trajneri Bushi publikon listën për miqësoren ndaj Ukrainës
Zidane ka planin e qartë për Francën: Mbappé rikthehet në krahun e majtë, Dembélé si ‘9 fals’
Salah po i justifikon 17 milionë eurot: 7 gola në 6 ndeshje me TrabzonsporinBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: