Lihen në burg Embro Sulejmani dhe përgjegjësi i Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi

Nga A2 CNN
24 Shtator 2026, 11:14 | Kronikë

Lihen në burg Embro Sulejmani dhe përgjegjësi i Policisë

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg përgjegjësin e Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani. Ata akuzohen për "veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "përkrahje të autorit të krimit", për dosjen ndaj Ergys Agasit.

Gjatë seancës Sulejmani  ka thënë se e njeh Agasin, pasi janë të dy nga Durrësi. "Nuk e di çfarë krimi kam bërë unë, që i kam çuar supë e ushqim", ka pretenduar ai.

Ndërsa oficeri i policisë shkencore  Kalluci ka pohuar se nuk mban mend që të ketë dërguar akte sekrete Agasit, ashtu siç e akuzon SPAK.

Pas tyre do të përballet sot për herë të parë me Gjykatën e Posaçme,  drejtuesja e shkarkuar e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos