Aktualitet

GJKKO-ja lë në burg Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kalluçin!

Gjykata e Posaçme dha masat e sigurisë për Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kalluçin në lidhje me çështjen AKSHI. Ndaj të dyve u caktua “Arrest në burg”.

Sulejmani deklaroi se e njeh Ergys Agasin, sepse janë të dy nga Durrësi.

Nuk e di çfarë krimi kam bërë, i kam çuar supë e ushqim.

Ndërkaq, oficeri i Policisë Shkencore, Kalluçi u shpreh se nuk mban mend të ketë dërguar akte sekrete, siç dyshohet nga SPAK-u.

Në mesditë pritet masa e sigurisë për Vlora Hysenin dhe për të, nuk munguan debatet në Kuvend.

Dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme i caktoi “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim nga detyra” shefes së SHISH-it, se sipas SPAK-ut është e përfshirë në dosjen AKSHI.

Hyseni dyshohet për veprat penale “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Nxjerrje të sekretit shtetëror”.

Pas këtij vendimi të Gjykatës, kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga detyra e në krye të SHISH-it, komandoi Elvis Lilën.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.