Skandali i Vlora Hysenit shkakton tensione në Kuvend/ PD kërkon debat me Ramën për SHISH, PS rrëzon kërkesën, deputetët demokratë bllokojnë Foltoren
Berisha: Nuk mund të ketë çështje tjetër sot në parlament, ka rënë siguria kombëtare! 24 Shtator...
Berisha: Nuk mund të ketë çështje tjetër sot në parlament, ka rënë siguria kombëtare! 24 Shtator...
Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona 24 Shtator, 09:36 VIDEO/ Jashtë protestë, brenda seancë...
Plagosja në Tiranë, arrestohet autori që goditi me thikë 49-vjeçarin 23 Shtator, 22:19 Plagosja me ...
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 116-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
Ai deklaroi se siguria kombëtare është cenuar dhe akuzoi qeverinë se shërbimet e sigurisë në Shqipëri janë vendosur nën ndikimin e strukturave kriminale.

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, lëshoi akuza të forta në drejtim të Edi Ramës gjatë fjalës së tij në Kuvend. Ai deklaroi se siguria kombëtare është cenuar dhe akuzoi qeverinë se shërbimet e sigurisë në Shqipëri janë vendosur nën ndikimin e strukturave kriminale.
Duke iu referuar drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, Noka ngriti pretendime për të kaluarën e saj në Kosovë dhe për lidhje të dyshuara me shërbime të huaja. Ai e lidhi gjithashtu emërimin e saj me kryeministrin Edi Rama dhe pretendoi se situata përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe atë të vendeve të NATO-s.
Noka kërkoi që kryeministri të paraqitet në Kuvend për të dhënë llogari dhe dorëheqjen e tij.
"Tani zotërinjtë ta zënë vendin e tyre, e dimë, e kanë bërë, e kanë vendosur gjyshin me Vlorën. Tani çfarë pret ky parlament që të thërrasë kryeministrin. Në këtë rast kreun e narkosit këtu, për të dhënë llogari dhe për të dhënë dorëheqje. Kë emëroi? Vlora Hysenin. Kush e mbajti Vlora Hysenin? A e mbani mend kur ju kemi thënë këtu që ajo zonjë në Kosovë u hoq nga puna për dyshime për dekonspirim me shërbimin sekret jugosllav, serb, më falni. Për këtë arsye është hequr. Është bashkëpunëtore e shërbimeve të huaja thoshte kreu i narkosit.
Përpos që e emëroi me Vuçiçin, pra ishte lidhje e dyfishtë, tani na del edhe e trefishtë, e lidhje, koordinator, e narkosit. Siguria kombëtare ka rënë. Çfarë duhet të ndodhë më shumë që ky parlament të ngrihet në lartësinë që e kërkojnë qytetarët e këtij vendi? Çfarë duhet të ndodhë zotëri? Çfarë duhet të ndodhë më shumë? Shërbimet, shërbimet e këtij vendi, shërbimet e një vendi anëtar të NATO-s, janë të gjitha në duart e karteleve.
A e keni parë çfarë thotë në përgjime ajo zonja? ‘Shpirt’, ‘shpirt’ thotë. ‘Çunat sot vazhdojnë lirshëm se unë fik të gjithë radarët e shtetit.’ I fik radarët e shtetit për çunat, pra për trafikun e drogës. Dhe ju rrini këtu. Dhe ju rrini këtu sikur s’ka ndodhur asgjë. Çfarë jeni ju mo? A jeni përfaqësues të qytetarëve, çfarë jeni? Çfarë jeni ju këtu? Kujt i shërbeni këtu? I shërbeni vendit, i shërbeni shqiptarëve apo kujt? Kujt? Çfarë duhet të ndodhë në këtë vend që një pushtet të rrëzohet, një qeveri të ikë? Anëtar i çfarë?
Siguria kombëtare, i lëmë siguria ushqimore zero, të gjitha këtu në Shqipëri zero janë. Por siguria kombëtare, dhe sikur mos të ishte vetëm kaq, je vend anëtar i NATO-s, është siguria e vendeve të NATO-s. Të gjitha të dhënat e sigurisë për vendet e NATO-s janë në duart e karteleve në Shqipëri. Dhe ju rrini këtu sikur s’ka ndodhur asgjë. Ka turp më të madh? Si mund të vazhdohet seancë pa ardhur këtu kreu i narkosit. Duhet të vijë ky kreu i narkosit këtu dhe të japë llogari, të japë llogari dhe të japë dorëheqje. Sepse është kthyer në narkoshtet. Dhe thoni pastaj ç’është ky narkoshtet. Ja pra! A është me prova dhe fakte narkoshtet?
Narkoshtet! I tërë një narkoshtet! Dhe çfarë jeni ju? Kukullat e narkoshtetit? Kukullat e narkoshtetit? Atëherë nuk mund të pranojë opozita të ketë seancë normale. T’a harroni seancën. Normale duhet të vijë të japë kreu i narkosit. Të vijë të japë llogari këtu për të gjithë, për cënimin e sigurisë kombëtare, për cënimin e sigurisë së NATO-s dhe të japë dorëheqje. Nuk mund të ecet më kështu. Çfarë i dini ju shqiptarët? Çfarë i dini ju? E pra kjo është ai treguesi, që ju prandaj vidhni, bleni vota, dhunë, kartelet, të gjitha në shërbim tuaj, për të marrë votat dhe për të mos dashur t’ia dini për popullin. Po jo. Nuk mund të rrijë. Edhe kjo që po ndodh prej kaq javësh, të rrethuar këtu si të ishim në pushtim. Nuk mund të pranohet. Do të kërreheni se jeni skllevër të narkoshtetit, nuk jeni deputetë të këtij vendi," tha Noka./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar situatën e ...
TIRANË- Socialistët kanë rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të ndryshuar rendin e ditës dhe për...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha e cilësoi emërimin e Hysenit në krye të SHISH-it si një akt që,...
Selia e PD-së TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare të K...
Toni Gogu TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka folur lidhur me arrestimin e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Duke folur p...
Ferit Hoxha SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha mori pjesë takimin informues të Bordit të Paqes, s&eu...
Aleksandar Vuçiç SHBA- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë...
Foto ilustruse BRUKSEL- Komisioni Evropian ka konfirmuar dhjetorin e vitit 2027 për mbylljen e negociatave me Shqipërinë. Kjo përbë...
Ervin Salianji TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur në lidhje me arrestimin e ish-drejtorshës së ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka përjashtuar opsionin e bojkotit të Parlamentit. Gjatë mbledhjes së Kryesis...