E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 33 minuta më parë
Sport

Një epokë drejt fundit? Cristiano Ronaldo e lë mister të ardhmen e tij

Cristiano Ronaldo ka lënë sërish pezull të ardhmen e tij në futboll, duke pranuar se sezoni aktual mund të jetë i fundit i karrierës së tij.

Superylli portugez, tashmë 41 vjeç, është pyetur nëse ky do të jetë viti i fundit në fushën e blertë dhe përgjigjja e tij ka qenë e sinqertë dhe pa një vendim përfundimtar.

“A do të jetë ky viti im i fundit? Ndoshta. Do të shohim. Varet gjithashtu nga mënyra se si ndihet trupi im. Nuk e di vërtet. Po e them nga zemra”, është shprehur Ronaldo.

Deklarata vjen vetëm pak javë pasi kapiteni i Portugalisë kishte deklaruar se ky mund të ishte “viti i fundit i futbollit” për të dhe se dëshironte ta mbyllte karrierën duke lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme.

Reklamë

Megjithatë, fjalët e fundit tregojnë se Ronaldo nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar. Ai e ka lidhur të ardhmen me gjendjen fizike dhe mënyrën se si do të ndihet gjatë sezonit.

Ronaldo vazhdon të jetë pjesë e Al-Nassr në Arabinë Saudite dhe synon të vazhdojë të luajë në nivel të lartë, ndërsa një prej objektivave të tij mbetet edhe arritja e shifrës së 1000 golave në karrierë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.