• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet atentati ndaj vëllait të Fabio Dushkut në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë /EMRAT

11:39 : 24/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, RAJONI

Policia greke ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në janar të vitit 2025 në Selanik, ku 32-vjeçari Danjel Dushku, vëllai i Fabio Dushkut, dyshohet se ishte objektiv i një atentati me armë zjarri.

Në kuadër të hetimeve, oficerët e Nëndrejtorisë Kundër Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore kanë arrestuar tre shtetas shqiptarë, të dyshuar për përfshirje në tentativën e vrasjes.

Të arrestuarit janë:

  • Robert Elezaj, 33 vjeç;

  • Sergo Elezaj, 31 vjeç;

  • Rueldi Dragjoshi, 26 vjeç.

Në të njëjtën kohë, Danjel Dushku, 32 vjeç, është shpallur në kërkim nga autoritetet greke.

(Danjel Dushku)

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 8 janarit 2025, në një zonë të Selanikut. Sipas policisë greke, tre të dyshuarit iu afruan Dushkut dhe dyshohet se hapën zjarr në drejtim të tij.

Lexo edhe:

Tentuan të transportonin 5 emigrantë kinezë drejt Greqisë me taksi, procedohen dy persona në Sarandë

Greqi/ E vrau me thikë pas debatit, ish-partneri i 25-vjeçares pranon krimin

Sipas hetimeve, Robert Elezaj, duke përdorur një pistoletë, ka qëlluar drejt Dushkut, por nuk ka arritur ta plagosë. Nga të shtënat është plagosur një person që ndodhej pranë tij, ndërsa plumbat kanë shkaktuar dëme edhe në një dyqan në zonë.

Edhe Rueldi Dragjoshi dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të Dushkut, pa e prekur atë.

Ndërkohë, Sergo Elezaj dyshohet se i ka drejtuar armën Dushkut. Autoritetet greke thonë se nuk kanë mundur të përcaktojnë nëse ai ka qëlluar me armë, por dyshohet se ka ndihmuar dy personat e tjerë para dhe gjatë ngjarjes.

Sipas policisë, Sergo Elezaj ka transportuar dy të dyshuarit e tjerë drejt vendit të ngjarjes me një automjet me qira dhe ka qëndruar me ta deri në momentin e largimit.

Nga ana tjetër, hetimet kanë zbuluar se edhe Danjel Dushku ka përdorur armë zjarri gjatë përplasjes. Sipas autoriteteve greke, ai ka qëlluar në drejtim të personave të dyshuar, por të shtënat e tij nuk kanë shkaktuar të plagosur. Plumbat kanë dëmtuar automjetin me të cilin kishin mbërritur të dyshuarit, si dhe një tjetër makinë të parkuar.

Operacioni për arrestimin e tre shqiptarëve u zhvillua në orët e mëngjesit të së mërkurës, pas urdhër-arresteve të lëshuara nga autoritetet greke.

Policia greke vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit dhe përcaktimin e përgjegjësisë së secilit prej personave të përfshirë në përplasjen me armë.

Etiketa: atentatFabio DushkuGreqi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentuan të transportonin 5 emigrantë kinezë drejt Greqisë me taksi, procedohen dy persona në Sarandë

15:16 : 23/09/2026
Lajmet e Dites

Greqi/ E vrau me thikë pas debatit, ish-partneri i 25-vjeçares pranon krimin

20:40 : 21/09/2026
AKTUALITET

Qeveria u kërkoi fitimin e fshehur/ Pse e refuzuan Ramën tregtarët e ushqimeve

18:31 : 20/09/2026
AKTUALITET

Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Traumës

12:18 : 20/09/2026
AKTUALITET

Vrasja e 44-vjeçarit në Sarandë/ Policia: I plagosur dhe një kalimtar, pika kontrolli për kapjen e autorëve

11:06 : 20/09/2026
AKTUALITET

Atentat në Sarandë/ Viktima Artan Myrtaj, i përfshirë në plagosjen e dy personave. Si nisi saga e hakmarrjes

10:44 : 20/09/2026
Para

“PS Parti e Skandaleve, jo më Parti Socialiste”/ Zhupa: Vlora Hyseni simbol i tradhtisë kombëtare!

TË GJITHA

“PS Parti e Skandaleve, jo më Parti Socialiste”/ Zhupa: Vlora Hyseni simbol i tradhtisë kombëtare!

11:40 : 24/09/2026

Zbardhet atentati ndaj vëllait të Fabio Dushkut në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë /EMRAT

11:39 : 24/09/2026

Skandali i SHISH/ Tabaku nga Kuvendi: Siguria kombëtare e cenuar nga sistemi i Ramës

11:32 : 24/09/2026

SPAK thotë se ka fshirë kamerat e sigurisë për takimet e Agasit/ Embro Sulejmani: I kam çuar vetëm supë…

11:27 : 24/09/2026

Këshilli Bashkiak i Prrenjasit voton unanimisht kundër bashkimit me Librazhdin

11:25 : 24/09/2026

Mbante kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 64-vjeçari në Patos

11:22 : 24/09/2026

Hetimet për Agasin/ GJKKO lë në burg Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kallucin

11:05 : 24/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com